MENU
klinika

Premier League, Java 22

Salah rikthen Liverpool te fitorja

12.01.2019 - 17:52

Ka mjaftuar një gol i Mohamed Salah dhe Liverpool ka fituar 1-0 në transfertë ndaj Brighton. Një sukses që rikthen menjëherë “Të Kuqtë” te fitorja pas humbjes me City-n.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për kryesuesit e Premier League. Pjesa e parë ka qenë shumë e luftuar, pavarësisht se kanë dominuar të besuarit e Jurgen Kloop, është mbyllur në barazim pa gola.

Për të ardhur në minutën e 50-të të pjesës së dytë, ku Salah pengohet në zonë dhe ka penallti. Egjiptiani e merr përsipër ekzekutimin dhe kalon në avantazh Liverpool-in.

Është goli i 14-të i Salah në kampionat, duke kryesuar së bashku me Kane të Tottenham dhe Aubameyang të Arsenal. Liverpool e mbron këtë gol deri në fund. Shaqiri luajti titullar deri në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool mban kreun me 7 pikë përpara Manchester City-t, që do të luajë nesër në shtëpi ndaj Wolves.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN