Menu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Sarandë/ KPK shkarkon gjykatësin Alltun Çela

08.01.2019 - 10:02

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.
Trupa gjykuese që bëri vettingun për Çelën përbëhej nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në raportin e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi se Cela kishte probleme në të trija kriteret e rivlerësimit; pasuri, figurë morale dhe aftësi profesionale.

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion.

Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.