MENU
klinika

Detajet

Sarandë/ Mbytet motoskafi në brigjet e detit Jon

19.01.2019 - 15:52

Një motoskaf është mbytur sot pranë brigjeve të detit Jon.

Ngjarja në fjalë u sinjalizua rreth orës 11:30, kur motoskafi lëshoi alarmin SOS, ndërsa drejt tij u nisën 2 mjete të policisë kufitare.

mbytet skafi ne jon-konica.al

Mësohet se mjeti i lundrimit, 16 metra i gjatë, ishte nisur nga Korfuzi drejt Sarandës, por fatkeqësisht ai pësoi defekt 5 milje larg bregut, në vendin e quajtur ‘Kapoqefal’.

Mësohet se motoskafi ishte me flamur holandez, ndërsa ai drejtohej nga një shtetas italian, i cili u shpëtua nga policia kufitare e Sarandës.