MENU
klinika

Ditëlindja e legjendës

Schumacher 50 vjeç, përvjetori i trishtë!

03.01.2019 - 13:38

Sot, legjenda e Formula 1, piloti gjerman Michael Schumacher feston 50 vjetorin e lindjes dhe ndoshta dhurata më e madhe do të ishte të ngrihej në këmbë dhe fliste.

Në karrierën e tij ka garuar për  Jordan, Benetton, Ferrari dhe Mercedes, por tani ndodhet në një gjendje që as familjarët nuk do të donin të shihnin, por sytë ende vazhdojnë të mbeten hapur, ashtu si zemra. Motori i tij është ende në punë…

Vetëm besim dhe mbështetje. Ato që ndoshta sot po mbajnë ende gjallë dhe me shpresë një kampion si Michael Schumacher, i cili ndodhet prej disa vitesh i shtrirë në një krevat, në gjendje kome, pas atij incidenti thuajse tragjik në Alpe, teksa po praktikonte sportin e preferuar pas Formula 1, skitë.

michael schumacher
michael schumacher

Plot 7 Kupa Bote, 91 Çmime të Mëdha, 68 Pole Position, por edhe 155 herë në podiume dhe 77 xhiro më të shpejta. Sa shumë statistika, sa shumë numra. Një karrierë e pasur që u ndërpre nga një aksident i mallkuar. Ferrari e uron, ashtu si gjithë bota, por ajo që të gjithë lutemi është: kthehu sërish mes nesh Michael!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN