Salla e mbushur me artdashës u hap nga Drejtori i Muzeut Kombëtar në Tiranë i ftuar për eventin ‘’Scriptum n’Sonus’’ në orën 19:00. Me reflektim social sa dhe poetik duke kujtuar rëndësinë e poezisë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, pavarësisht formimit të tij profesional historik performoi poezinë e tij, megjithatë nuk u fut në konflikt interesi, vjersha ‘’Mosmirënjohja’’ erdhi e bukur dhe interesante tek publiku.
Ai përshëndeti inisiativën për t’u zhvilluar ku eveniment shpirtëror edhe si pjesë e jetës së përditshme.
‘’Filllimet e qytetërimit janë te ajo Iliadë e Odiseja, ku marrin vend gjitha mitet e vjetra, ku kanë marrë rrugë gjithë letërsia botërore, Aristoteli do të thoshte që dy libra janë të pavdekshëm, edhe sikur mos të ekzistonte dija tjetër njerëzore, prej nga kanë dalë gjithë tragjedia greke dhe të gjithë mitet e vjetra dhe moderne…’’ u shpreh ai.
Tri elementë ishin përbërës thelbësorë të shfaqjes, ndërthurja e poezisë, muzikës dhe artet vizuale. Falë kësaj përbërje shfaqja më shumë se u shijua u përfshi e gjitha në sallë nën ritmin e vazhdueshëm të duartrokitjeve.
Në fillim njeriu filloi të flasë me anë të gjuhës, më pas me këtë gjuhë donte të këndonte, dhe i ulur në gur, baltë e shi ai përballej me çdo përbërës natyror për të krijuar një muzë ku duhej të mësonte të recitonte për mbijetesë. Sot kjo mbijetesë quhet art, dhe rima quhet poezi që duhet ndjekur për një domethënie në jetë.
Lirika ndaj vargut është me e thellë se vetë dramaturgjia, ajo është fillimi i jetës. Dhe Zoti më pas recitoi…
Ajo thurri fillimin e njeriut të ri, ‘’homos scriptum’’.
Salla e mbushur përplot ndjeu efektin e muzikës së ngrohtë dhe të qetë të instrumenteve si pianos, violinës, të audios me efekte të arteve vizuale me anë të videos dhe performancës së interpretimit e veçantë të Altin Sulaj, Margret Radovani, Elsa Hajdari dhe Jerida Sakaj.
Tri elementëve që të ftonin të përfshiheshe në event iu shtuan një shumësi elementësh të tjerë më të thellë dhe më me finesë. Perceptimi vizual nën efektin e errësirës ku në qendër të sallës kishte dritë.
gjysmëdrita e zbehtë e thyente errësirën e ndjekjes së të ftuarve në pjesën e sallës. Salla pothuajse e pandriçuar të ofronte komoditet, ndjesi, përfshirje.
Komoditeti të afronte muzikën e ngrohtë të pianos me ritmin e qetë lirik, emocional, mbreslënës, reflektues. Efekti i audios solli muzikën romantike dhe emocionale, vizualiteti shtoi elementin sensual të dritës, qulltësinë vizuale të ujit në forma të ndryshme pikëlash apo masash të mëdha, baltësisë deri te dheu, guriçka, ku dalëngadalë krijoheshin objekte lëvizëse deri në godina shumëkatëshe të një ecejakeje femreje për një varg.
Qenia njerëzore u ndërthur vizualisht në katër elementë, ujin, dritën, ajrin dhe tokën, katër përbërës të domosdoshëm për jetën dhe dashurinë. Plusi dhe minusi ndërthurej nga magjia e vjershave të ndryshme ku sensualiteti i femrës në fizik përplotësohej nga mashkulloriteti sensual.
Elementi i vjershës mbivendosjes në këngët lirike dhe romantike që sillte mjeshtëria e Altin Sulaj në sallë. Kënga solli shumë romantikë, iu mbivendos bukur poetikës falë dhe këtij gërshetimit vizual.
U recitua shumë për dashurinë, ekzistencën e njeriut dhe sensualitetin. Nëpërmjet këtyre gërshetimeve që të bënte të krijoje një identitet tëndin poetik, ambienti të ftonte të mendoje se poezia nuk është ritëm fjalësh i vetëm klasicitetit, ajo fton këto në sublimen e saj.
Dhe në fakt ftoi më shumë se brezin e rritur. Shumë të rinj e kishin mbushur sallën Unesco në Muzeun Historik Kombëtar.
Ky vit ‘’Scriptum n’ Sonus’’ zhyti më thellë publikun që e ndiqte me vëmendje dhe duartrokiti në çdo përfundim të vjershave të tij.
U performuan vjersha të autorëve të vendit dhe të huaj, që nga Xhevair Spahiu ‘’Rekuem për orën 6’’, Agron Tufa, Edmond Tupja e deri te Charles Baudelaire. Vjersha që jepnin shije dhe ndjeje një përmbushje në vete.
Mbështetur nga radio kombëtare ’’Club FM’’, me interpretimin Altin Sulaj, Margret Radovani, Elsa Hajdari dhe Jerida Sakaj vjershat erdhën të këndshme. Ato ftonin nostalgji, përfshirje, emocion, ndjesi që ndërthurej brenda elementëve të përzgjedhur nga organizuesit.
Të ftuar specialë ishin Drejtori i Muzeut Kombetar Historik Dorian Koçi, Erenestina Halili dhe Orgesa Zaimi.
Hyrja ishte e lirë!
Dy vjersha që u recituan në këtë event, Rekiuem për orën 6/ Xhevair Spahiu dhe Të uroj kohë/ Elli Michle
Rekuiem per oren 6 / Xhevahir Spahiu
Ora 6
Akrepat si dy krahë te hapur që presin
dhe ti s’po vjen
ti s’po vjen as në 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
në 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
Ti s’po vjen
S’po vjen
S’vjen
në 6 e pesëmbëdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë të një zogu
që s’ekziston
Une mora pikëllimin për dorë
dhe ika
Poezi e Elli Michle /Përktheu Elona Caslli
Të uroj kohë
Nuk të uroj diçka dosido
të uroj atë që shumë njerëz nuk e kanë më.
Të uroj kohë për t’u kënaqur dhe për të qeshur
dhe po ta shpenzosh me mend diçka të mirë mund të kesh.
Të uroj kohë për veprimin dhe mendimin tënd
jo vetëm për vetveten por edhe për të tjerët.
Të uroj kohë jo për të nxituar dhe për të vrapuar
por për të qenë i kënaqur.
Të uroj kohë , jo vetëm për të shtyrë kohën
të uroj kohë që të të mbetet koha
për t’u habitur , për të besuar
dhe jo vetëm për të parë orën.
Të uroj kohë për të numëruar yjet
dhe kohë për t’u rritur dhe për t’u pjekur.
Të uroj kohë, që sërish të shpresosh dhe të dashurosh.
Të uroj kohë për të gjetur vetveten,
për të jetuar çdo ditë tënden, çdo orë tënden si dhuratë.
Të uroj kohë edhe për të falur.
Të uroj të kesh kohë,
kohë për jetën.
Nga Eugent Kllapi