MENU
klinika

Raporti

Sektori bankar/ FMN: Bursa do mbështesë rritjen ekonomike

30.01.2019 - 14:33

Në raportin e fundit për vendin tonë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka analizuar edhe sektorin bankar.

“Sektori bankar shqiptar është i mirë-kapitalizuar, likuid dhe me fitueshmëri”, kështu thotë FMN në raport duke nënvizuar faktin se pavarësisht pikave të forta duhen përpjekje për përmirësimin e elasticitetit.

Sipas FMN likujditeti i sektorit bankar vlerësohet si i lartë. Në raport shkruhet se ky likujditet vjen si pasojë e dobësisë në kreditim.

“Indikatorët e stabilitetit financiar janë përmirësuar, me normat mesatare të kapitalit dhe aseteve që kanë tejkaluar minimumet e rregullatorëve të vetë bankave”, shkruhet në raport.

Largiimi i bankave europiane nga tregu vendas sipas raportit të FMN është një ndër sfidat me të cilat përballet sektori bankar.

Vetëm në dy vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar tre banka europiane. Kjo sipas FMN është rrjedhojë e strategjisë së tyre për tu larguar nga rajoni i Europës jug-lindore dhe Ballkani.

Gjithashtu FMN është ndalur edhe te bursat shqiptare, ku sipas raportit zhvillimi i tregjeve të kapitalit është një mundësi e mirë për rritjen ekonomike në vend.

“Tregjet kapitale në Shqipëri po zgjerohen”, kështu shkruhet në raport, ku theksohet fakti se këto tregje janë të limituara në tituj qeveritarë dhe për tregti të brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liberalizim apo kontroll shtetëror...

Çfarë nxisin krizat ekonomike?