MENU
klinika

Përkohësisht

Sëmundja e babait detyron Britney-n të tërhiqet nga muzika

04.01.2019 - 22:16

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka marrë vendimin të shkëputet përkohësisht nga muzika për shkak të sëmundjes së rëndë që ka babai i saj.

Ylli i muzikës njoftoi këtë të premte fansat e saj përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se do të kthehet në Las Vegas dhe shkak është gjendja e rëndë shëndetësore e babait të saj.

Jamie Spears është babai i 37-vjeçares, i cili po përballet me një gjendje të rëndë të zorrës së tij të trashë, shkruan DailyMail.

“Unë nuk e di se nga t’ia filloj, sepse kjo është aq e vështirë për mua për ta thënë”, shkroi Britney në Instagram.

“Unë nuk do ta bëj shfaqjen time të re ‘Domination’. Kam pritur gjatë për ta bërë këtë shfaqje dhe për t’ju parë këtë vit, kështu që ky anulim thyen zemrën time”, vazhdoi ajo.

Postimi u shoqërua nga një imazh i Britney-t kur ishte e re, dhe pozonte krah prindërve të saj.

“Sidoqoftë, është e rëndësishme që gjithmonë të vendosni familjen tuaj në rend të parë, dhe ky është vendimi që duhet të bëj. Nja dy muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe pothuajse vdiq”, u tha 37-vjeçarja fansave të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN