MENU
klinika

Shkrimi

SHBA presion Kosovës?/ Mediat ruse: Skenar!

31.01.2019 - 10:03

Në Kosovë këto ditë mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj ka pasur një përçarje.

Ndërkohë mediat ruse kanë shkruar për deklaratat e Haradinajt për rënien e qeverisë këtë javë.

“Pezullimi 120-ditor për taksat e mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një opsion i mundshëm edhe nëse qeveria bie, siç njoftoi Haradinaj”, shkruan media ruse Sputnik.

Politikani Stefan Filipoviç, teksa ka folur për median ruse, Sputnik tha se nëse do të ketë një rënie të qeverisë Haradinaj atëherë ky do të jetë një skenar i paracaktuar dhe deklarata e Haradinajt do të ishte vetëm përgatitje e terrenit për një gjë të tillë.

Sipas tij nuk ekziston një presion nga SHBA ose vendet e kuintit për Kosovën.

“Natyrisht që ka një lloj mosmarrëveshje midis Haradinajt dhe Thaçit, që është një faktor kyç politik në Kosovë. Ai që injoron dhe nënvlerëson Thaçin apo atë që ai e kupton për dinamikën politike në Kosovë, ai nuk do të jetë në gjendje të parashikojë asgjë. Kujtojmë se një javë më parë ishte një periudhë e heshjes mediatike të Thaçit dhe papritmas u shfaq me tezën se taksat duhet të bien. Veseli po luan një lojë në mes”, tha Filipoviç.

Gjjithashtu Filipoviç thotë se nuk ka presion nga SHBA-të në Kosovë, sepse nëse SHBA vendosin se diçka do të ndodhë në Kosovë, ajo do të ndodh, dhe kjo nuk vlen vetëm për Kosovën por edhe për Maqedoninë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!