MENU
klinika

Renditja

Shenjat me më shumë fat në 2019-ën

01.01.2019 - 18:55

Është dita e parë e muajit Janar dhe jemi shumë kuriozë se si do jetë për ne ky muaj.

E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu bëri renditjen e shenjave më me fat për këtë fillm muaji.

Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.

Ndërkohë në një përshkrim të shkurtër lidhur me vitin 2019, Meri tha se, ky do të jetë një vit optimist dhe me shumë energji, por deri në muajt Prill- Maj do të jetë një vit utopik, do të ëndërrojmë shumë, por nuk i realizojmë dot.

horoskopi-konica,al

Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:

12-Binjakët janë në vendin e 12, dhe për 2019 duhet të kenë më shumë kujdes në çështjet ekonomike dhe në partneritete. Në çështjet ekonomike duhet të jenë shumë strikt në kërkesat e tyre dhe sesi i kërkojnë të drejtat e tyre ekonomike duhet të jetë më rregulla dhe ligje. Kurse në partneritet kemi kundërshtime dhe çështje ligjore që u vinë përballen binjakët dhe nuk i lejojnë ata të marrin një vendim. Do kenë një partneritet që kërkon t’i dominojë. Mund të kenë marrëdhënie personale që prishen, por edhe bashkëpunim, ose një martesë të mundshme.

11-Bricjapi është në këtë pozicion, sepse Jupiteti në shenjën e shigjetarit është në shtëpinë e 12 të bricjapëve, është në shtëpinë e mendimit dhe meditimi për një hap më të mirë. Do të ketë një bllokim për të fituar fuqi. Bricjapët janë skeptike dhe strategjik. Do të ndihen të bllokuar dhe të veçuar. Ata bricjapë që janë të ditur mund të bëjnë gjëra shumë të mëdha në 2019.

10- Virgjëresha është në kuadrat me Jupiterin në Shigjetar. Do të thotë që Shigjetari është në shtëpinë e 4 që prek shtëpinë, zgjerimin, udhëtimet apo planet që nuk do të lejojnë të përparojnë me të renë, pasi pengohen nga tradicionalja. Virgjëresha do të duhet të bëjë një luftë më tradicionalen, pasi do të kërkojë të renë. Kujdes me çështjet ekonomike, pasi rikthehen disa probleme.

9- Peshqit janë në kuadrat me shigjetarin, por ai ka të bëjë më karrierën, pronën, ligjin dhe të ardhmen. Duhet ta kenë mirë më njerëzit në pushtet, ose ligjin. Nëse marrin vendime në kundërshtim me ligjin, atëherë karriera e tyre do të përfundojnë në 2019. Do kenë mbështetje të mirë, miq dhe shokë që do ti mbajnë afër, ose do ti tregojnë rrugën e duhur.

8-Gaforrja është në këtë pozicion, pasi Jupiteti në shenjën e shigjetarit do të kërkojë një lëvizshmëri më të madhe në jetën e përditshme. Këta ose do kenë shumë punë, ose duhet të ndryshojnë jetën e tyre të përditshme dhe të bëjnë një hap më tej. Të udhëtojnë më shumë të marrin më shumë përgjegjësi. Duhet të fitojnë distancën e largësisë, por duhet të kenë kujdes me karrierën dhe pushtetin.

7-Peshorja del nga një 7 vjeçar i rrëmujshëm, por janë mjaft të favorizuar, do të kenë udhëtime, shkolla kualifikime. Peshoreve u pëlqen shumë lëvizjet. Duhet të kenë kujdes me familjen, njerëzit e afërt. Duhet të marrin përgjegjësi të mëdha. Saturni që do udhëheqë çështjet e tyre familjare, i çon shumë larg.

6-Demi ka marrë një pozicion të tillë dhe duhet të jenë të lumtur. Jupiteti në shigjetar u fal një mbarësi ekonomike në 2019. Demët që kanë vuajtur dhe kanë pasur një Uran në shtëpinë e 12 kanë qenë psikologjisht shumë të rënduar, tani do të fitojnë shumë para. Në 2019 do të ndihen të favorizuar me udhëtimet. Duhet të bëjnë kujdes pas muajit Mars, pasi do ju ndryshohet destinacioni.

horoskopi-konica,al

5-Akrepi do të jetë në një vit të fuqishëm ekonomik, do të gjejnë një burim të dytë. Do të jetë viti i parave. Nuk duhet të zhgënjehen erotikisht me një person. Nëse mendojnë se kanë një marrëdhënie perfekte dhe më pas del diçka tjetër. Nëse do e kalojnë këtë moment do të fuqizohen ekonomikisht.

4-Ujori është në këtë pozicion të fuqishëm, pasi do të bëjnë një jetë socialë gjatë 2019. Çdo punë grupi, jetë sociale do të dalin dhe të kenë sukses. Nuk do të pozicionohen në një marrëdhënie. Do udhëtojnë më shumë se të gjithë, do të bëhen më të famshëm se kanë qenë vitet e fundit. Duhet të kenë kujdes në daljet e tyre. Përvojat do të jenë të mira.

3-Dashi. Më ne fund u ka ardhur dita. Jupiteti në shenjën e shigjetarit, u jep zjarr për zjarr. Ëndrrat e tyre do të gjejnë një rrugëtim të ri dhe të gjatë. Do të kenë suksese në kontakte me jashtë. Punë të reja. Nëse kanë pasur problemë në dashuri, gjithçka sa vjen dhe rregullohet. Me futjen e Uranit do ti japin prioritet ekonomisë.

2-Luani. Do të jetë viti erotik për luanët, do kenë ndjenja të larta. Luani me shigjetarin shkon shumë mirë. Do të jetë një vit i gëzueshëm dhe është një përkufizim shumë i madh për luanët. Do dalin nga pasigurt. Çështjet e punë duhet të kenë kujdes. Mund të mos kenë një punë të rëndësishëm, por do kenë një dashuri shumë të bukur.

1-Shigjetari është në vendin e parë. Jo vetëm shigjetarët por edhe ata që kanë ashendent shigjetarin janë me shumë fat në 2019. Dhurata, ëndrra, marrja me vetën, do të jenë pjesë e tyre. U jepet një shans shumë i madh për të kaluar një fazë të mirë. Edhe në anën ekonomike, Saturni deri në 2020 do u japi një stabilitet. Do të llogarisin mirë çdo hap që do të hedhin. Do të rregullojnë atë që për 12 vite e kanë pasur rrëmujë.