MENU
klinika

Detajet

Shitet ‘Telekom Albania’/ Kush janë 2 aksionerët

16.01.2019 - 13:05

Tashmë është zyrtare. Telekom Albania është shitur për vlerën e 50 milion eurove tek Albania Telecom Invest. Grupi grek OTE- i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom – dhe zotëron 99.79% të aksioneve të Telekom Albania- njoftoi vendimin.

Shitja e Telekom Albania te bullgarët e Vivacom ishte njoftuar nga portali konica.al qysh më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar.

“OTE ka ndërmarrë një marrëveshje për të shitur të gjithë aksionet e Telekom Sh.A (Telekom Albania) kompanisë bullgare Albania Telecom Invest AD për një vlerë totale prej 50 Milion Euro. Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro – Bullgar.” –thuhet në njoftimin zyrtar.

Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE Z. Michael Tsamaz, theksoi se shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri.

“Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm. Dua të falenderoj stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE. Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas”.- u shpreh Tsamaz.

Transaksioni i nënshtrohet kushteve të zakonshme, duke përfshirë miratimin nga autoritetet lokale kompetente dhe financimin, dhe pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bullgarët blejnë 75% të aksioneve

Zyrtare/ Vivacom pronari i ri i Telekom Albania

Negociohet me Vivacom

Telekom drejt bullgarëve