MENU
klinika

Operacioni grek

Shkatërrohet banda e shqiptarit, kokainë në fruta nga Brazili në Greqi

09.01.2019 - 21:18

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Si pasojë e operacionit janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili.

Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).

operacioni grek-konica.al

Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar 6 shtetas grekë ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar.

Aktualisht ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu është shpallu në kërkim një shtetas grek i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikë Latine.

6 muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.