MENU
klinika

Themeloi literaturën e krimit dhe horrorit

Shkrimtari i famshëm që u martua me kushërirën e tij!

19.01.2019 - 14:09

Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA dhe vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland.

Ka qenë një shkrimtar amerikan. Ishte fëmija i dytë pas William Henry Leopold Poe, i dy aktorëve Elisabeth Arold Hepkins Poe dhe David Poe. Besohet se emrin ia vunë nga një personazh në një nga dramat e Shakespeare, të cilën prindërit e tij po e performonin në 1809, vitin kur ai lindi.

Babai i tij braktisi familjen në vitin 1810 dhe e ëma vdiq një vit më vonë nga tuberkulozi. Pasi mbeti jetim, ai u adoptua nga një tregtar i pasur skocez i quajtur John Allan, nga i cili ai mori emrin e plotë me të cilin njihet sot, Edgar Allan Poe.

Familja e tij u shperngul për në Britani për një periudhë të shkurter kohore, ku ai kreu dhe studimet në shkollë fillore. Ai u pagëzua në vitin 1812.

Në vitin 1820, u kthye në Virxhinia, në Amerikë. Xhaxhai i babait të tij ishte një prej burrave më të pasur të asaj kohe dhe pasi vdiq i la Edgarit një pasuri prej rreth 750,000$, në vitin 1825. Këto para ai i përdori për të blerë një shtëpi.

Në vitin 1826, thuhet se Edgar u fejua me Sarah Elmira Royster, pak para se të niste vitin shkollor në universitetin 1-vjetor të Virxhnias për studimin e gjuhëve.

Në këtë universitet, zbatohej një metodë e veçantë studimi, ku nxënësit ishin të lirë të zgjidhnin mësimet, të organizonin mënyrën e zhvillimit të tyre dhe të raportonin të gjitha gjërat e gabuara që ndodhnin në të tek autoritetet drejtuese. Ky sistem kaotik i shtynte vazhdimisht studentët që ta braktisnin vitin shkollor, të njëjtën gjë bëri dhe Poe.

Ai filloi të shpenzonte të gjitha paratë. Kur u kthye në shtëpi, ai mësoi se e fejuara e tij Sarah tashmë ishte martuar më një burrë tjetër të quajtur Alexander Shelton.

Pas kësaj periudhe, në vitin 1827 ai filloi punë në disa gazeta dhe përdorte emrin Henri Le Rennet. Vdekja e të vëllait pak më vonë, e shtyu atë akoma më shumë që të fillontë të shkruante. Faktikisht, ai është i pari shkrmtar amerikan i mirënjohur që ka provuar të jetojë vetëm me të ardhurat e pakta që fitonte me anë të shkrimit.

Periudha në të cilën Edgar filloi karrierën e tij ishte mjaft e vështirë, pasi vëmendja kryesore i kushtohej shkrimtarëve britanikë dhe jo atyre amerikanë. Shpeshherë, shtëpitë botuese nuk i paguanin shkrimtarët dhe kjo e detyroi Edgar të kryente dhe punë të tjera të rënda në mënyrë që të siguronte jetesën.

Pasi bëri disa përpjekje në poezi, e drejtoi vëmendjen drejt prozës. Ai shkroi dramën e tij të parë “Politian” dhe më pas një histori të shkrurtër të titulluar “I gjendur në një shishe”, me anë të së cilës fitoi vëmendjen e John P. Kennedy, një novelist mjaft i njohur nga Baltimora.

Me ndihmën e tij Poe fitoi një vend pune në një gazetë të njohur të asaj kohe, por ai e humbi vendin e punës pak kohë më vonë kur u kap në gjendje të dehur nga shefi i tij.

Në 22 shtator 1835, ai kërkoi të martohej me kushërirën e tij Virginia Clemm, e cila në atë kohë ishtë vetëm 13 vjeçe.

E ëma e Virginia-s pranoi dhe në maj të vitin 1836 ata organizuan një ceremoni martesore, ku u tha se mosha e Virginias ishte 21.

Gjatë viteve në vazhdim, Poe vazhdoi punë në gazeta dhe revista të shumta, si një asistent publikimesh dhe si kritik.

Në vitin 1839 ai publikoi veprën e tij “Tregime groteske dhe arabeske” të ndarë në dy vëllime, vepër kjo e cila mori vleresimë të ndyshme. Ai u përpoq të krijonte dhe gazetën e tij në 1840 të quajtur “Pena”. Gjatë kësaj kohe, ai tha se ishte një anëtar i “Partisë Liberale” dhe u perpoq të sigurontë një punë në këtë parti. Sidoqoftë, ai e humbi mundësinë për t’u punësuar sepse mungoi në takimin e nevojshëm për ta fituar vendin e punës.

Pasi “Gazeta e Broduej” dështoi në 1846 Poe së bashku me Virginia u shpërngul në një shtëpi të thjeshtë fshati në Fordham, që në ditët e sotme njihet si Bronx. Vetëm disa muaj më vonë, në 30 janar 1847 Virginia vdes.

Vdekja e Virginias besohet se është një nga arsyet që në shumë prej veprave të tij dallohet tema e vdekjes së grave të reja e të bukura.

Pas vdekjes së saj, Edgar kaloi në një periudhe mjaft të rënduar. Ai u përpoq të formonte një lidhje me Sarah Helen Whitman, por edhe kjo lidhje dështoi për shkak të sjelljes së tij dhe varësisë që kishte krijuar ndaj alkoolit. Pas ndarjes me të ai u kthye përsëri me të fejuarën e tij në rini, Sarah Elmira Royster.

Në 3 tetor 1849 ai u zbulua në një gjendje mjaft të renduar mendore dhe fizike në rrugët e Baltimores. U dërgua menjëhere në “Kolegjin Mjekësor në Washington” ku edhe vdiq në 7 tetor 1849 në orën 5:00 të mëngjesit. Thuhet se gjatë momenteve të agonisë, përsëriste vazhdimisht emrin “Reynolds”, edhe pse nuk dihet se kujt po i referohej.

Fjalët e tij të fundit ishin:

“Zot, ndihmoje shpirtin tim të mjerë!”

Të gjitha të dhënat e tjera, si certifikata e vdekjes janë humbur, majde ende nuk dihet arsyeja e saktë e vdekjes së tij.

Sidoqoftë, thuhet se vdiq nga mbidoza e alkoolit. Mendime të tjera thonë se mund të ketë vdekur edhe nga një problem i zemrës, epilepsia, sifilizi apo kolera.

Edgar Allan Poe themeloi litertaurën e krimit, zhanrin “science fiction” (fantashkencën) dhe të horrorit.

Poe ka qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e ka përkthyer edhe në shqip, dy poemat më të njohura të tijat : “Korbi” dhe “Anabel Li”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe