MENU
klinika

Punonjësit përfitojnë pagën e 13-të

Shpërblim vetëm për institucionet e vetting-ut

12.01.2019 - 12:23

Institucionet e vetting-ut janë i vetmi segment i administratës publike që përfitoi pagën e 13 për vitin 2018. Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shpërblehen në masën e një page mujore bruto që përfshin pagën referuese bazë së bashku me shtesën për pagën në grup.

Këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, sipas përkatësisë, shpërblehen në masën 80% të masës së shpërblimit.  Nëpunësit e administratës shpërblehen përkatësisht në masën e vlerës së pagës për pozicion.  Punonjësit e tjerë të administratës shpërblehen përkatësisht në masën e vlerës së pagës për klasë.

Sipas vendimit, përfitues të shpërblimit në masën e një page mujore bruto janë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 1 vit në institucion. Për punonjësit që kanë punuar jo më pak se 3 muaj në institucion, shpërblimi do të jetë i barabartë më gjysmën e pagës mujore bruto.

Efekti financiar i këtij vendimi përballohet nga fondi i veçantë i papërdorur nga ministritë dhe institucionet qendrore, për vitin 2018.