MENU
klinika

Vendimi

Shpërblimi i qeverisë/ Një ‘pagë e majme’ për komisionerët e Vetting-ut

17.01.2019 - 20:01

Drejtuesve e organeve të reja të drejtësisë kanë nivelin më të lartë të pagave në vend, duke ua kaluar edhe deputetëve apo edhe drejtuesve të shtetit.

Por, në fund të vitit të kaluar, qeveria ka vendosur t’i shpërblejë ata edhe me nga një pagë për punën e tyre në procesin e “pastrimit” të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Në ditën e fundit të vitit 2018, qeveria ka miratuar edhe një vendim për shpërblimin për Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se Këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë, shpërblehen në masën e 80% të pagës.

Përfitues të pagës së plotë, sipas vendimit janë ata që kanë 12 muaj në institucion. Vendimi i miratuar më 31 dhjetor, ka hyrë në fuqi në të njëjtën ditë në Fletoren Zyrtare.

Paga bazë e Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve është 3 milion lekë të vjetra, ndërsa e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelit është 4 mln lekë të vjetra. Por, ata përfitojnë pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, duke shkuar në 7.5 mln lekë të vjetra për kategorinë e parë dhe 10 milionë lekë të vjetra për kategorinë e dytë.

Këshilltarët marrin 2.4 milionë lekë të vjetra pagë bazë plus edhe një pagë shtesë, pra 4.8 milionë lekë të vjetra pagesë mujore