MENU
klinika

5.7% pushuan në vendin tonë

Shqipëria josh më shumë turistë italianë

09.01.2019 - 08:54

Gati 6% e italianëve zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet verore gjatë vitit të kaluar. Sipas shtypit italian, preferenca për Shqipërinë është në rritje. Më saktësisht, 5.7% e italianëve pushuan në vendin tonë, shkallë kjo realitivisht e lartë për një vend si Shqipëria.

Sipas prestigjiozes italiane, Il Messagero, interesi i lartë i turistëve italianë për vendin tonë, vërehet edhe me kërkimet e shumta në internet si dhe me interesin e lartë në portalet e prenotimeve dhe ato të hoteleve. Shkrimi vijon më tej, duke dhënë edhe motivet se përse italianët kanë filluar ta zgjedhin më shumë Shqipërinë.

Raporti çmim/cilësi vlerësohet si një ndër shtysat kryesore. Madje, atë që shumëkush ndër ne e konsideron si problemin numër një të turizmit në vendin tonë; shërbimin, duket se italianët e cilësojnë si mjaft të mirë.

Atraksionet e shumta turistike, plot 3390 të tilla vlerësohen si një tjetër pikë e fortë e turizmit shqiptar, në menunë gjigande të ofertave për  muajt e verës, jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe tremujori III në rritje

1.5 mld euro të ardhura nga turizmi