MENU
klinika

Paloka: Protestoni me ne

“Shqipërisë nuk i hapen negociatat!”

23.01.2019 - 17:57

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nënkryetari Edi Paloka ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë një hall, t’i bashkohen më 16 shkurt protestës së opozitës.

“Lidhur me protestat që PD ka thirrur, qëllimi i tyre lidhet me të përditshmen e qytetarëve, pakënaqësitë që vazhdojnë të rriten dhe nevoja që kanë për të protestuar ndaj një kryeministri që e vetmja gjuhë që kupton është ajo e protestës, ngritjes dhe reagimit”,– tha Paloka.

Një tjetër arsye pse shqiptarët duhet të protestojnë është edhe mos hapja e negociatave në qeshor siç u shpreh Paloka.

“Ne presim, prisnim që në qershor të hapen negociatat, por me këtë formë dhe me këtë regjim ku jemi as negociata nuk do të ketë dhe çdo gjë do shkojë keq e më keq”,- tha ai.

Sipas tij situata në Shqipëri sa vjen e përkeqësohet, prandaj shqiptarët duhet të ngrihen e të protestojnë ndaj Edi Ramës.

“Po e shihni se vazhdon vjedhja masive, rritja e taksave, çdo gjë po përkeqësohet. Thërrasim qytetarët, ata që kanë një hall, ata që shohin të varfërohen, ata që do ju prishen shtëpitë, të ngrihen dhe të protestojë ndaj Edi Ramës për ndryshe ai do vazhdojë ta shkelë popullin me këmbë. Nëse nuk ngrihemi ai do vazhdojë të tallet me ne, ne do shkojmë keq e më keq, ndërsa fëmijët tanë do marrin rrugët”,– shtoi Paloka.

I pyetur për deklaratat e ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca se vendi i opozitës ishte në Parlament, Paloka u shpreh se një gjë e tillë nuk është e mundur për aq kohë sa ashtu siç ka thënë edhe vetë ambasadori, në këtë vend ka mbaruar lufta ndaj krimit.

“Ai deklaroi hapur se lufta ndaj krimit ka mbaruar dhe ajo luftë e filluar nga “forca e ligjit” ka mbaruar, edhe për këtë pjesë shqiptarët duhet të ngrihen që të mos bëhemi viktima të krimit”,- shtoi Paloka.