MENU
klinika

Detajet

Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, veprimi i Wikipedia

16.01.2019 - 08:35

Vetëm pak ditë pasi gjuha shqipe u bë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni edhe pse pa nënshkrimin e presidentit Ivanov një tjetër lajm i mirë vjen.

Duket se edhe enciklopeda online më popullore, që është Wikipedia e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe si gjuhë e dytë në Maqedoni.

Nëse kërkoni të dhëna në Wikipedia për Republikën e Maqedonisë, ajo që të bie në sy është se nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe.

Ligji është dërguar në faqen zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Seminari i 37-të i Gjuhës Shqipe

Seminari i Prishtinës, shqipja në fokus