MENU
klinika

Yll në Amerikë

Shqiptarja që i shkruan këngët në gjendje të dehur

30.01.2019 - 23:11

Nuk është vetëm Ava Max, këngëtarja me prindër nga Saranda që po bën karrierën në SHBA, por dhe më gjerë.

Një tjetër bukuroshe nga Saranda është duke korrur suksese të jashtëzakonshme në Amerikë. E kemi fjalën për Njomzën, vajzën me origjinë nga Saranda, e cila nuk është e njohur si këngëtare, por shumë prej këngëve, të yjeve të muzikës janë të shkruara prej saj.

Së fundmi, dy prej këngëve të saj janë ngjitur në më të dëgjuarat në Amerikë. Bëhet fjalë për tekstet që ajo ka shkruar për këngëtaren e njohur Ariana Grande: “Thank you, next” dhe “7 rings”.

Në postimin e saj, Njozma shkruan se: “Sapo nxora një video të re sot, por ndërkohë u zgjova me dy këngë që kam shkruar në 5 këngët më të dëgjuara në Amerikë. Gjithë çka mund të them është vetëm faleminderit”.

Por më tej, teksa i drejtohet këngëtares së madhe, e cila është një mikja e saj, Njomza shkruan se kanë qenë nën efektin e alkoolit kur kanë shkruar këngët! “Ariana Grande e mban mend kur shkuam tek Tiffany’s aq shumë të dehura, por ndërkohë që tani është këngë më e dëgjuar në vend”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN