MENU
klinika

Rrëfimi i Mourinhos

“Si më fshehu magazinieri, për pak vdiqa…”

20.01.2019 - 13:52

Në një rrëfim të gjatë për “BeIN Sports”, Jose Mourinho ka treguar kur ka thyer rregullat e UEFA-s, duke hyrë në dhomat e zhveshjes, megjithëse ishte i dënuar.

Kur Murinho drejtonte Chelsea në vitin 2005, ishte ndeshja ndaj Bayern Munchen në Champions League, por për shkak të sjelljeve të bëra ndaj Barcelona-s, Murinho ishte dënuar nga UEFA që të shihte ndeshjen nga tribuna.

Ky i fundit, duke dashur që të qëndrojë pranë skuadrës së tij, ka treguar historinë se si arriti t’i fshihej zyrtarëve të UEFA-s…

“Isha i dënuar atë ndeshje dhe natyrisht që duhej të isha pranë futbollistëve të mi dhe e bëra këtë. Shkova te stadiumi rreth 1 orë ose më shumë para se të vinin zyrtarët e UEFA-s dhe mendova se ku të fshihesha.

mourinho jose
mourinho jose

Magazinieri dhe kujdestari për uniformat e Chelsea më futi në një kosh, ku mbahen rrobat e palara dhe ishte një kosh i fortë prej çeliku.

Ma la vetëm pak të hapur lart që të kisha mundësi për të marrë frymë dhe arrita të flisja me futbollistët e mi gjatë pushimit të pjesës së parë dhe para se të niste takimi.

Të gjithë zyrtarët e UEFA-s po pyesnin për mua se ku isha, por u ishte thënë se nuk kam ardhur. Problemi ishte te pjesa e largimit, pasi nuk e dija se si do të dilja nga stadiumi.

Kur erdhën zyrtarët e UEFA-s për të kontrolluar sërish në dhoma të zhveshjes, magazinieri e mbylli koshin dhe aty po më merrej fryma. Isha duke vdekur realisht, isha shumë pranë vdekjes. Kur e hapi ai, e pa që isha shumë keq”, – ka rrëfyer Jose Murinho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN