MENU
klinika

Rezultatet për Shqipërinë

Si të mbijetosh me pagë minimale?

31.01.2019 - 15:02

“Në Shqipëri shporta e ushqimeve fiksohet në 74 dollarë në muaj”, kështu thuhet në studimin e bërë në një nga shërbimet më prestigjioze në botë “Picodi”.

Ky shërbim pasi ka marrë në analizë 52 shtete të botës se si mund të mbijetosh me pagën minimale, ka publikuar disa rezultate interesante.

Pjesë e studimit ishte edhe Shqipëria, analiza e së cilës është bërë duke matur se sa peshë zë shporta e ushqimeve në pagën minimale mujore.

Bazuar në nevojat jetike bazike mujore të një individi shporta e ushqimeve është e përbërë nga:

8 bukë, 1.5 kilogramë oriz, 20 vezë, 10 litra qumësht, 6 kilogramë mish, 6 kilogramë fruta, 8 kilogramë perime dhe 1 kilogramë djathë.

Sipas “Picodi”, në Shqipëri këto produkte përfaqësojnë 31% të pagës mesatare mujore, afërsisht 240 dollarë.

Vendi ynë në krahasim me shtetet e tjera të botës:

Ndër 52 shtetet e marra në studim nga “Picodi”, Shqipëria rënditet e 33-ta, duke lënë pas Ukrainën, Moldavinë, Bjellorusinë, Rusinë dhe Bullgarinë.

Të dhënat në këtë analizë i referohen muajit janar të këtij viti.