MENU
klinika

Zbatoni këto këshilla

Si të mbroheni nga sëmundjet e dimrit?!

18.01.2019 - 14:56

Dimri zakonisht sjell me vete shumë prej baktereve, viruseve dhe sëmundjeve të cilat kanë tendencë të shqetësojnë sistemin imunitar, prandaj shihni këo mënyra dhe zbatoni këto rregulla që do t’ju ndihmojnë të mbroni veten dhe familjen nga sëmundjet e dimrit.

Metodat e mbrojtjes nga gripi dhe ftohjet

Rritja e rasteve të gripit dhe ftohjeve, sidomos gjatë dimrit, vjen si rezultat i mbi 200 lloje të viruseve vetëm për shkak të të ftohtit. Sëmundja e gripit është një rast mjekësor nga më të rëndat në histori dhe në disa raste gripi mund të shkaktoj edhe vdekjen.

Rregulla dhe këshilla si të shmangni infksionet virale:

Mbuloni hundën dhe gojën me një copë kur kolliteni ose tështini;

Hidheni shaminë e përdorur në koshin e plehrave menjëherë pas përdorimit;

Lani duart me sapunë dhe ujë, sidomos pas tështitjes ose kollitjes;

Mbani në çantën tuaj një steriliues ose dezinfektues;

Mos e prekni hundën osë gojën, kështu që mikrobet dhe viruset nuk përhapen shpejt;

Përpiquni të shmangni kontaktet me njerëz me grip ose ftohje.

Konsumoni ushqim të pastër dhe ushqyes

Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm çdo ditë, do t’i sigurojë trupit tuaj vitaminat, karbohidratet dhe yndyrnat, të cilat e mbajnë trupin aktiv dhe zvogëlojnë ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, dhe kjo gjë përshpejton procesin e shërimit.

Konsumoni:

Ushqime të pasura me antioksidantë, proteina dhe fibra;

Ushqime të pasura me vitamina B, C, D;

Ushqim me yndyrë të ulët.

Pini ujë mjaftueshëm

Është e rëndësishme që të mos lini pas dore pirjen mjaftueshëm të ujit, në mënyrë që të mbani nivele të larta lagështie në trup gjatë ditës. Trupi në dimër nuk ka tendencë t’ju kujtojë ndjenjën e etjes, siç është rasti në verë, kështu që është e lehtë të harrosh dhe të neglizhosh piren e ujit.

Bëhuni aktiv

Disa prej nesh, për shkak të temperaturave të ulëta, mendohemi dy herë para se të çohemi nga kravati, na duket rraskapitëse.

Kjo është një gjendje mjekësore e quajtur depresioni sezonal i dimrit, por ju mund ta luftoni atë nëpërmet jetës aktive që duhet të bëni. Gjithashtu, përpiquni të dilni për të ushtruar disa stërvitje dhe aktivitete në natyrë, të tilla si ecja dhe vrapimi.

Mbani trupin tuaj të ngrohtë

Dimri është një kapiull i vështirë, veçanërisht për të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike të tilla si: sëmundjet e zemrës dhe ato të frymëmarrjes.

Ndiqni këto këshilla për ta mbajtur trupin të ngrohtë:

Mbyllni dyert kur hyni e dilni;

Përgatisni supë dhe ushqim të ngrohtë;

Hani ushqim rregullisht dhe pa neglizhencë, në mënyrë që të ruani energjinë në trup;

Vishni veshje të ngrohta;

Për të shmangur sëmundjet që mund të shkaktojë lagështia, veproni si më poshtë;

Ajroseni shtëpinë rregullisht;

Mbajeni shtëpinë të ngrohtë;

Thani të gjitha sipërfaqet në shtëpi dhe i pastroni ato rregullisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN