MENU
klinika

Çifti surprizon fansat

Si të shkosh në koncertin e Beyonce dhe Jay Z falas

31.01.2019 - 22:30

Si të shkosh në koncertin e Beyonce dhe Jay Z falas Çifti surprizon fansat Beyonce dhe Jay Z kanë dhënë lajmin e bukur për të gjithë fansat e tyre.

Ata kanë vendosur që të dhurojnë bileta të koncerteve të tyre, në mënyrë që fansat e tyre të kenë mundësi ti ndjekin live falas!

I vetmi kusht që kanë vendosur këngëtarët është që personat fitues ta duan dhe ta mbrojnë planetin dhe të ushqehen me ushqime jeshile.

Këtë e kanë bërë që të sensibilizojnë njerëzit që të hanë sa më pak mish dhe në këtë mënyrë të mbështesin dhe projektin e tyre “Greenprint”.

Ata kanë vendosur që fituesi do të përzgjidhet në mënyrë rastësore në datë 22 maj. Të gjithë adhuruesve të dyshes i ngelet të presin deri atëherë, për të ditur nëse do jenë ata fatlumët apo jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN