MENU
klinika

Arti i Oratorisë

Si të tërheqim vëmendjen e të tjerëve kur flasim?

04.01.2019 - 11:25

Nga Andreas Dushi

Të gjithë kanë dëshirë që kur flasin, të kenë vëmendjen e të tjerëve dhe të dëgjohen prej tyre. Për t’ja dalë, ka teori të krijuara qysh prej antikitetit grek e deri më sot, dhe asnjëra nuk ka qenë 100% efikase.

Oratoria dhe retorika shihen shpesh si e njëjta gjë, ndonëse ka ndryshim mes tyre me të cilin nuk do të merremi sot. Sot do të hedhim një vështrim historik mbi idetë e të folurit bukur dhe mënyrën se si ato të mund t’i zbatojmë, pa përmendur detaje të mënyrës së qëndrimit apo tonalitetit të zërit, por teori të krijuara nga filozofë të cilët mbizotërojnë mendimin botëror.

Fillimisht ishte Platoni i cili bëri një ndarje mes të folurs de facto dhe të folurës de juro. Sipas tij, e folura de facto lidhej me “të mundshmen”, diçka që mund të realizohej dhe për të folur rreth saj, njeriu duhet të jetë sa më i qetë. Ndërsa e folura de juro e cila i drejtohet të pamundurës, duhet të ngjaj si një e folur de facto, e për këtë njeriu duhet të sforcohet, por në mënyrë të tillë që asnjë prej dëgjuesve të mos e kuptojë.

Pas tij kemi Aritotelin sipas të cilit, ligjërimi duhet të prodhojë katër efekte: Të bëjë audiencën më të mirë; T’i zmadhojë ose zvogëlojë faktet e rëndësishme; Ta ngacmojë në mënyrë të duhur stadin emocional të audiencës; T’ua freskojë memorien dëgjuesve.

Kur referuesi beson se me atë çfarë do të thotë do ja dalë të realizoj këto katër pika, atëher fjalimi është vërtet i mirë dhe të gjithë do ta dëgjojnë për të marrë diçka prej tij.

Mbi këto dy teori janë krijuar të gjitha teoritë e mëvonshme si dhe është konceptuar “TED” ku jepen fjalime motivues. Të gjithëve mund të na kenë ndodhur gjëra që i mtoivjonë të tjerët, por mënyra se si i tregojmë ka të bëjë shumë me impaktin që këto ngjarje mund të kenë tëk të tjerët.

Për këtë arsye, para se të flasim në publik duhet të njohim mirë Aristotelin e Platonin si dhe, falë teknologjisë, të shikojmë raste të suksesshme të TED.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit