MENU
klinika

Rriten sigurimet e detyrueshme

Sigurimi i pronës, më pak se 6 euro për frymë

29.01.2019 - 12:09

Vitin e kaluar, shqiptarët shpenzuan për sigurimin e pronës rreth 17 milionë euro, ose më pak se gjashtë euro për frymë. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sigurimi i pronës përbën vetëm 13% të primeve totale të sigurimit dhe është nga shembujt më domethënës të prapambetjes së tregut të sigurimeve në Shqipëri.

Ky treg pati një rritje modeste vitin e kaluar, ndërsa pesha e sigurimeve të detyrueshme u rrit akoma më shumë. Sigurimet të detyrueshme sollën 68.2% të primeve në tregun e jo-jetës, në rritje me rreth 1.5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017.

Një tendencë e ngjashme u regjistrua edhe në tregun e sigurimit të jetës. Produkti kryesor, jeta e debitorit, solli 53.3% të primeve, nga më pak se 45% që mbante gjatë vitit 2017. Në Shqipëri, sigurimet i jetës së debitorit është pothuajse gjithmonë kërkesë e detyrueshme e vendosur nga institucionet e huadhënies.

Për vitin 2018, në total tregu i sigurimeve u rrit me vetëm 4.5%. Të dhënat e mësipërme dëshmojnë se, përveç një rritjeje modeste sasiore, tregu nuk po merr as zhvillim cilësor, e kuptuar si rritje e sigurimeve vullnetare.

Duket se siguruesit nuk kanë shumë besim te rritja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve dhe propzojnë skema të reja të detryueshme për të rritur tregun. Këtë vit, Shoqata e Siguruesve do të propozojë një ligj për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësive profesionale ndaj palëve të treta.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


152 viktima në nëntë muaj

Aksidentet, mbi 14 milionë euro dëme

Dëmet nga mjetet e pasiguruara

Fondi i kompensimit për 2019, 4.5 milionë euro


Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve