MENU
klinika

Video

Simbolet kosovare në Tel Aviv/ Kelmendi triumfon në finale

25.01.2019 - 20:06

Majlinda Kelmendi, xhudistja nga Kosova, ka arritur të marrë medaljen e artë duke mposhtur izraeliten Gili Cohen, në Grandt Prixin që zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Në finalet e këtij edicioni Kelmendi ka rrtitur pas tri fitoreve rradhazi me ippon.

Fillimisht xhudistja nga Peja, mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra, shkruan Telegrafi.

Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas vazhdimeve me ippon.

Xhudistja 27-vjeçare do të jetë shumë aktive në vitin 2019, tani ajo është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.
Më poshtë gjendi dhe dy video ku shihet Majlinda Kelmendi e cila për pak sekonda fiton në finale duke lënë pa fjalë botën.

Në videon e dytë transmetohet momenti teksa këndohet Himni i Kosovës dhe flamuri duke valuar në Tel Aviv.