MENU
klinika

Hyn në fuqi ligji

S’ka më tendera për bizneset “me njollë”

11.01.2019 - 08:51

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për procedurat e prokurimit publik, që ndalojnë dhënien e kontratave publike, operatorëve të dënuar me vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale. Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve shtetërore kërkon që të jenë të vëmendshëm në drejtim të zbatimit të ligjit të ri.

APP thekson se me ndryshimet e miratuara, përjashtohet nga mundësia për të fituar kontratë publike, jo vetëm operatori ekonomik që ka një dëmin si subjekt juridik, por edhe kur individët përfaqësues të subjektit kanë një dënim të tillë.

“Kjo do të shmangë çdo mundësi që operatorët ekonomikë që kanë një dënim penal si persona juridikë apo të përfaqësuar nga individë të dënuar penalisht, të fitojnë kontrata publike”,-thuhet ndër të tjera në deklaratën e APP-së.

Duke iu referuar ligjit të ri, janë 8 vepra  penale për të cilat do të jetë i vlefshëm skualifikimi i operatorëve e më konkretisht pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste; korrupsion; mashtrim;pastrim parash ose financim i terrorizmit apo vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste janë edhe veprat penale të organizimit, drejtimit ose financimit dhe veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve; falsifikimi dhe shfrytëzimi i punës së të miturve dhe forma të  tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.