07.01.2019 - 10:55
Sot punonjësit e uzinës së Ballshit janë hedhur në protestë pasi sipas tyre po pengohet puna në rafineri.
Rreth 1000 protestues janë nisur nga qyteti i Ballshit për të protestuar fillimisht para Autoritetit të Konkurrencës në Fier.
Ata kërkojnë nga kompania Bankers që të realizojë kushtet e vendosura me kompaninë që administron uzinën që sasia e naftës të mos iki jashtë shtetit, por të përpunohet aty.
Sipas tyre nga 50 mijë ton naftë që është përcaktuar në kontratë për tu përpunuar në uzinë, vijnë vetëm 20 apo 25 që mjaftojnë vetëm për 10 ditë pune.
Protesta ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit dhe aktualisht naftëtarët po i drejtohen dyerve të kompanisë Bankers.