MENU
klinika

Detajet

Skandali me ‘DH Albania’, kreu i ARRSH jep ‘llogari’ në Prokurorinë e Tiranës

16.01.2019 - 12:11

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurori pas skandalit pas zbulimit të megaskandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtote lotin e parë të Unzës së Re ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet.

Afrim Qendro do të pyetet për tenderin e ‘Unazës së Re’.

KALLËZIMI PËR DH ALBANIA

ARRSH në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.