MENU
klinika

Përvjetori i vdekjes

Skënderbeu dhe arbërorët përmes burimeve Agjiologjike

17.01.2019 - 22:22

Në periudhën e Mesjetës, gjithë kultura materiale e shpirtërore, psikologjia dhe virtytet që i mbarti populli ynë, në thelb konsistonin në kultivimin e jetës shpirtërore dhe adhuruese.

Me të drejtë aka-demikët shqiptarë si Aleks Buda dhe Myzafer Korkuti, e cilësuan krishterimin faktor kryesor të formimit të kombësisë arbërore. Prandaj mendoj se historia e popullit tonë nëse nuk renditet dhe konsultohet me burimet fetare ose në rastin tonë me burimet agjiografike, atëherë e vërteta historike nuk do të ndriçohet drejt në aspektet e saj.

Si rrjedhim, për historinë e vendit tonë, paragjykimi i burimeve agjiografike ose konsiderimi i të dhënave të tyre, me koeficent të ulët besueshmërie, që lidhen me besimin dhe ndikimin e tij në popull, qëndron vetëm në faktin e të parit të historisë me një sy në një kohë kur shkencërisht këto burime agjiografike, në disa raste, japin të dhëna të vlefshme që nuk gjenden në burim tjetër. Aty vërehen aspektet reale historike të popullit, dëshmia e besimit dhe shpirti i tij, të cilat u bënë premisa dhe frymëzimi i rezistencës, ndaj çdo pushtuesi.

Ndërsa, autorët e huaj që shkruan për historinë e vendit tonë iu referuan të dhënave të burimeve agjiografike dhe i përdorin ato si faktorë përcaktues në analizat dhe deduksionet e tyre për të parë të vërtetën ballë për ballë. (Shembuj të të dhënave agjiografike të referuara nga autorë të huaj do të përmenden në vijim të studimit).

skenderbeu-dhe-arberoret-konica.al

II. Gjergj Kastrioti dhe familjarët e tij në kontekstin historik kishtar të shek të XV-të

a) Përmbajtja e akteve të Hilandarit

Jetën e Gjergj Kastriot Skë-nderbeut, studiuesit e ndajnë në dy periudha studimi. Kufiri ndarës i tyre është kthimi përfundimtar i Heroit tonë në vitin 1443 në qytetin e Krujës. Vështirësitë studimore konsistojnë se, histo-rianët dhe studiuesit e huaj e vendas që studiojnë periudhën e Gjergj Kastriotit, marrin ose jo parasysh pasaktësitë dhe munge-sat e të dhënave burimore të autorëve të mëparshëm dhe nxjerrin konkluzione të ndryshme. Ashtu si te historianët osmanë, i kopjuan kronikat e mëparshme osmane dhe ndonjëherë ndryshuan vitet, gjë që solli tek të gjitha studimet e mëvonshme ngatërrim sistematik episodesh dhe ngjarjesh.Megjithatë, siç dihet, Gjergj Kastrioti rridhte nga një familje që identitet dhe etnitet shpirtëror të saj kishte krishterimin e traditës arbërore, Orthodhoksinë. Kështu, mbështetur në traditën shpirtërore dhe familjare të Kastriotëve, Gjergj Kastrioti lindi orthodhoks.

Çështjet që lidhen me familjen e Gjon Kastriotit si feja e tyre, kur u morën peng ose jo djemtë e Gjon Kastriotit, vrasja ose jo e vëllezërve të Gjergj Kastriotit nga Sulltani etj., ndriçohen mjaft, nëse studiuesit do t’u referohen të dhënave agjiografike…

Rëndësi të veçantë kanë aktet e Hilandarit, të cilat janë doku-mentet më të vjetra që përmendin emrin e Gjergj Kastriotit. Këto dokumente agjiografike që lidhen me historinë e Manastirit dhe familjes Kastrioti”, përmbajnë të dhëna të plota për periudhën e rinisë së Gjergj Kastriotit, sidomos për aspektin fetar, i cili ndikoi në qëndrimet e tyre princërore. Siç njohim, në përmbajtje të Akteve të Hilandarit, Gjon Kastrioti dhe katër djemtë e tij (Stanisha, Reposhi, Kostandini, Gjergji) i japin Manastirit të Hilandarit, dy fshatra dhe Kishën e Shën Marisë të krahinës së Pollogut, si metoqe dhuratë prej tyre. Kurse Akti i dytë i nënshkruar prej të njëjtëve, bën fjalë për blerjen e Pirgut të Shën Gjergjit dhe dhënies së 60 florinjve nga Gjoni dhe tre djemve të tij.Akti i parë daton në vitin 1426. Ndër të tjera Gjon : “unë mëkatari dhe i pamerituari..” dhe” …i dhuruam Mana-stirit të shënjtë sipas fuqisë sonë…” Këto janë shprehje që tregojnë shpresëtarinë e tyre. Dhurimi sipas dëshirës dhe fuqisë së tyre është vepër e pastër shpirtërore ndaj manastirit orthodhoks. Në këtë kohë, manastiri i Hilandarit arriti në kulmin e tij. Ai njohu bamirësi nga hegjemonët serbë Stefan dhe Sava Nemanja, ndërtues të manastirit me miratimin e perandorit të Konstandinopojës, Alesksit të III-të, në fund të shekullit të XII-të.

Në vitin 1326, Hilandari bleu manastirin e Shën Nikollës Skorpiu, që iu bashkëngjit të parit dhe më pas, atë të Shën Vasilit, që thërritej Manastiri i Pirgut (ose Manastiri i Kullës). Në vijim Hilandarit iu bashkëngjitën manastiret: i Komitissis, Kalika, Paparkiki, Omologjitu, Strovileas dhe Shën Gjergjit. Ky i fundit na intereson më tepër, sepse këtë posedoi Gjoni dhe të tre djemtë kundrejt vlerës dhuratë (siç shkruhet më poshtë në akt), blenë Pirgun e Shën Gjergjit. Murgjit e manastirit i shesin Gjonit dhe djemve, Reposh, Kostandin dhe Gjergj, këtë manastir të Shën Gjergjit që nga murgjit thërritej “Pirgu i Shën Gjergjit” dhe më pas u thërrit “Arbanarsk Pirg” (Pirgu i Shqiptarëve), bashkë me vreshtat dhe katër adelfatet nga një për çdo blerës. Manastiri kishte fshatra metoqe në varësi të tij, në zonën e Maqedonisë, Arbërisë dhe të Dukagjinit. Vetëm në këtë të fundit kishte 193 fshatra metoqe. Këto më sipër faktojnë pasurinë e madhe të manastirit të Hilandarit dhe hedhin poshtë mendimin se mos ky manastir kishte nevojë t’ia shiste Gjon Kastriotit dhe djemve për të përfituar ekonomikisht nga nënshkrimi në Aktin e Dytë të Hilandarit.

skenderbeu-dhe-arberoret-konica.al

Në përmbajtje të Aktit të Dytë, i cili pranohet se daton më vonë, përmendet Gjoni dhe tre djemtë e tij Reposhi, Konstandini dhe Gjergji, ndërsa djali i madh, Stanishi, nuk përmendet si në Aktin e Parë. Në lidhje me këtë, studiuesit komentojnë se mos-përmendja e djalit të madh nga Gjon Kastrioti, është e lidhur me faktin se në këtë kohë, ai ishte islamizuar.

Prania e djemve në këto vite të nënshkrimit të akteve te babai i tyre sipas Kristo Frashërit kuptohet se Skënderbeu qëndroi “vetëm tre vjet në Akademi Ushtarake”. Si duket, ndërrimi i fesë së Stanishit, shërbeu si arsye e fortë për Gjon Kastriotin, që të mos e përfshinte atë në Aktin e Dytë. Mbi këtë koment, mund të themi se, ndë-rrimi i fesë së Stanishës, mjafton për Gjon Kastriotin, që përpara bindjes shpirtërore të tij dhe murgjve orthodhoksë të Hilan-darit, të mos e vendoste djalin e tij të madh në blerjen e Pirgut dhe të ndonjë adelfati.

b) Reposh Kastrioti, murg apo jo.

Reposhi, vëllai i Skënderbeut, sipas Gjon Muzakës “u bë murg”. Ai bëri jetë murgu në manastirin e Hilandarit, aty dhe ku është varrosur.

Mirëpo, histo-riani Kristo Frashëri, në komentin e tij të konsiderueshëm të dy akteve të Hilandarit përmend se Reposhi nuk u bë murg sepse ishte vetëm Dukë, komandant i garni-zoneve shqiptare, në mbrojtje të Hilandarit. Ai shkruan: “ndryshe blerja e Pirgut (të Shën Gjergjit) nuk do të kishte kuptim” , nëse nuk përdorej për qëllime ushta-rake pasi edhe më vonë ky pirg thërritet si Pirgu i Shqiptarëve. Këtë interpretim të tij e mbë-shtesin dhe të tjerë, pasi te mbi-shkrimi i varrit të Reposhit, që ndodhet në kishën qendrore (Katholikon) të manastirit të Hilandarit, murgjit kanë shkruar për Reposhin, titullin “Duka i Ilirisë”. Ky i fundit, tregon lai-citetin dhe jo murgërinë e Repo-shit. Kjo edhe për arsyen se veshja e një murgu, sipas komentuesit, ka si kusht themelor heqjen dorë nga gjithë titujt zyrtarë e fisni-kërorë, thotë Kristo Frashëri.Në fakt, mbishkrimi i varrit të Reposhit, përveç pjesës që thotë: Duka i Ilirisë”ka dhe pjesën tjetër që nuk përmendet në dokument.

I gjithë mbishkrimi shkruan: “E ndërroi jetën shërbëtori i Zotit, Reposhi, Duka i Ilirisë”. Pjesa “shërbëtori i Zotit”, vërteton se Muzaka kishte të drejtë. Sepse kjo frazë shkruhet për murgjit. Po titulli, përse duhej të vendosej kur ai ishte bërë murg? Këtu na vjen në ndihmë Akti i Dytë. Aty përmendet se familja Kastrioti për blerjen dhe bamirësitë do të përmendej prej murgjve derisa Hilandari të ekzistonte. Nuk ka mundësi që Reposhi të ishte murg dhe t’u impononte murgjve titullin e Dukës së Ilirisë.

Por ky titull që përmendet në mbishkrimin e varrit, shkruhet në nderim të tij nga murgjit që e varrosën. Kastriotët, si njohës të së kaluarës, e njihnin mirë asketizmin orthodhoks të perandorëve bizantinë, që fundin e jetës së tyre e jetuan si murgj. Siç bënë Borisi I i Bullgarisë në shek. IX dhe Stefan Nemanja (ndërtuesi i parë i manastirit të Hilandarit) dhe më pas djali i tij po në Athos, në shekullin e XIII- të.Me fjalë të tjera, murgjit hilandariotë, shpresëtarinë e familjes princërore Kastrioti e përjetësuan me shitjen e Pirgut të Shën Gjergjit dhe me varrosjen e murgut Reposh, Dukës së Familjes Mbretërore Kastriote. Sipas një versioni të shkruar në revistën Balkanica, edhe Gjon Kastrioti, u bë murg në Hilandar në vitin 1437 dhe mori emrin Joakim. Për më tepër, le të themi se në këtë vit, dy djemtë e tij Reposhi (1431) dhe Kostandini( ?) kishin vdekur. Gjoni, tërhiqet në këtë manastir në fund të jetës për qetësi shpirtërore, sipas traditës së asketizmit lindor.

Kjo e fundit mbështetet edhe tek arsyetimi se: s’ka kuptim që të blesh Pirgun dhe adelfatet, që në gjuhën murgërore do të thotë bashkësi murgjish dhe të paktën mos e vizitosh ose e shumta të mos murgrërosh, siç bëri Reposhi dhe ndoshta edhe Gjon Kastrioti. Kujtojmë se tradita e popullit në Shqipëri përmend se Skënderbeu ka tri varre në vende të ndryshme. Kaq thuhet se ka edhe Aleksandri i Madh. Kaq ka edhe Shën Joan Vladimiri, edhe piktori i njohur Konstandin Shpataraku. Ky i fundit u vra në shekullin XVII- të nga turqit otomanë. Të krishterët i bënë tri varre që të mos bënin sakrilegj në trupin e tij. Këto na çojnë nëpër mend se trupi i Gjergj Kastriotit mund të jetë çuar në një vend të sigurt nga arbërorët, që turqit të cilët nuk e kishin në traditë hajmalinë, të mos e trazonin Gjergjin në varr. Ndoshta koha prej 10 vitesh nga varrimi i Skënderbeut deri në rënien e Lezhës në dorë të otomanëve do të mjaftonte për të vendosur eshtrat e tij në një vend të sigurt.

ushtria e skenderbeut
ushtria e skenderbeut

c) Marrëdhënia e Skënderbeut me klerin orthodhoks

Burimet agjiografike tregojnë për besnikërinë e Gjergj Kastriotit ndaj klerit orthodhoks të kohës dhe njëkohësisht rolin dhe pjesë-marrjen e popullit besimtar të juridiksionit kishtar të tyre në luftën antiosmane. Në kohën kur episkopatat e vendit tonë të juri-diksionuara në Patriarkanën e Ohrit, nuk e pranuan bashkimin artificial të sinodit unitist të Firences (1439), populli ortho-dhoks i vendit tonë, ndër të tjera, u forcua në besim nga dy figura të rëndësishme për kohën: Zaharia dhe Nifoni.

Burimet agjiografike na bëjnë të ditur se Zaharia u bë më pas patrik i Ohrit dhe Nifoni Kryepiskop i Selanikut e më pas Patriark i Konstandino-pojës. Nifoni është shenjt i Kishës sonë, shpirtërisht i konsideruar vëllami i Gjergj Kastriot Skënder-beut.Zaharia ishte murg nga Mali i Shënjtë (nuk dihet origjina e tij) dhe Nifoni ishte murg nga Pelo-ponezi, njohës i arbërishtes. Të dy shëtitën Maqedoninë Perëndimore dhe Arbërinë e asaj kohe për të forcuar besimin e të krishterëve. Sipas burimit ata i shohim (në Vlorë, priftmurgu Zaharia ndo-dhej në kalanë e Nartës dhe më pas shkon dhe murgu Nifon).

Nga Narta, këta shkuan në Ohër dhe më pas në Durrës e Krujë, vajtën te Gjergji, prijës i Shqipërisë, i quajtur Skënderbe, i cili për priftin Zaharia që kishte dëgjuar shumë, e bëri atin e tij shpirtëror dhe njëkohësisht, me bekimin e Ste-fanit, episkopit të Krujës, murg Nifonin, e bëri prift. Skënderbeu dhe Nifoni, Zaharinë e bënë atin e tyre rrëfyes. Ata qëndruan për disa vjet, deri në vitin 1451, vit në të cilin ka shumë gjasa që Zaharia, si ati Shpirtëror i Skënderbeut, i vuri Kurorën në Manastirin e Ardenicës. Pas trazirave osmane Zaharia dhe Nifoni, u larguan nga Kruja dhe shkuan në Ohër. Gjithashtu, patriarkët dhe episkopët orthodhoksë të kohës dhe hierarkët e Patriarkanës së Ohrit ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të Gjergj Kastriotit, në luftën antiosmane. Nifonin e sho-him përsëri pas 15 vitesh. Pasi Mehmeti i Dytë doli humbës në Rrethimin e Dytë të Krujës në vitin 1966, për t’u hakmarrë për humbjen e tij ndaj popullatës së zonës së Ohrit që ishin përreth Krujës në mbrojtje të Kalasë, ai në të njëjtin vit, shkatërroi dhe masa-kroi popullatën në zonën e Ohrit dhe internoi në Kostandinopojë bashkëpunëtorët e ngushtë të kryengritjes arbërore, Patriakun e Ohrit, Dorotheun, dhe një grup klerikësh.

Ndër ta mendohet të ishte edhe shën Nifoni.Marrëdhënia e ngushtë me klerin bëri që në traktatin e Gaetës të nënshkruar nga Skënderbeu, gjithashtu të nënëshkruante edhe episkopi orthodhoks i Krujës, Stefani. Në Krujën e lirë Skënder-beu dhe klerikët e popullit ortho-dhoks bashkëpunonin ngushtë. Burimet flasin për aktivitetin e tyre dhe situatën kishtare – shoqë-rore në Krujë dhe më gjerë. Në këtë kohë popullariteti i shenjtorëve dëshmohet nga ndër-timi i kishave dhe i manastireve të shumta kushtuar atyre. Rreth tyre çdo fazë e jetës së arbërorëve lidhej drejtpërdrejt me plotësimin e nevojave shpirtërore. Për këtë më sipër, sipas prof. dr. A. Gjergjit, mbushullia e fshatrave dhe topo-nimeve që mbajnë emra shenjto-rësh që janë ruajtur edhe pas isla-mizimit deri më sot në Shqipërinë e Mesme, të përfshira në hinder-landin e Durrësit që njohu krishte-rimin nga apostull Pavli, është më e shumtë në shek. e XV- të sikurse tregojnë regjistrat osmanë të këtij shekulli. Çabej dhe Demiraj e datojnë hyrjen e tyre në gjuhën tonë, para shekullit të VI.

Megjithatë, ndër shenjtorët më popullorë që janë nderuar dhe nderohen deri më sot në vendin tonë, sipas albanologut Robert Elsie në shkrimin me titull “Shenj-torët e krishterë të Shqipërisë” përmend në Shqipëri se një vend të veçantë zë nderimi i shën Vlashit peshkop që nderohet nga popujt e Ballkanit deri në Kapadoki dhe më pas në të gjithë Evropën dhe më gjerë, i cili ishte shenjti më i nderuar i arbërorëve dhe një nga shenjtët frymëzues të rezis-tencës antiosmane të Gjergj Ka-striot Skënderbeut. Kjo e fundit, për të qenë e vërtetë, duhet të vërtetohet nga lidhja e Gjergj Kastriot Skënderbeut me shën Vlashin.Së pari toponimet dhe mikro-toponimet me origjinë kishash mesjetare të Shën Vlashit, dhe kishat e tij të shumta, nxjerrin si konkluzion se në shekullin e XV-të Arbëria kishte me dhjetëra kisha të Shën Vlashit dhe disa manastire shekullore që nderonin emrin e tij. Për sa më sipër, Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joan Pelushi, përmend:

Në të gjithë këtë territor, duke filluar nga Durrësi e deri në Mirditë, ka jashtëzakonisht shumë kisha kushtuar Shën Avlashit.

Dhe që të kushtohen në këtë territor kaq të vogël, mbi 30 kisha kushtuar këtij shenjti, do të thotë që në këtë vend nderimi, përkushtimi për këtë shenjtor ishte jashtëzakonisht i madh nëpër shekuj.

Gjithashtu, në të dhënat e re-gjistrit të Defterit të Sanxhakut Arvanit të vitit 1431-1432, të cilat në zotërimet e Kastriotëve dhe përreth tyre, për disa nahije për-mendet, toponim, makrotoponim dhe mikrotoponim që mban em-rin e shën Vlashit. Vendbanimet malore në juglindje të Lezhës si Molini, Solomundi, Emanatje dhe në Grykë – fshat, kanë lidhje me Kishën e Shën Vlashit.

Në kohën e Gjergj Kastriotit, Arbëria kishte tri manastire të njohura dhe mrekullibërëse që mbanin emrin e Shën Vlashit: i pari, ishte pranë ish – vendbanimit të Sebastës afër Laçit, aty ku më pas, përbri këtij manastiri dhe shpellës që ende mban emrin e tij, u ndërtua Kuvendi i Frances-kanëve. Sipas albanologut Robert Elsie Shën Vlashi që kishte në kishën qendrore të tij shpellën e Shën Vlashit, ishte manastir orthodhoks që u shkatërrua nga tërmeti në vitin 1853. Për të njëjtin manastir studiuesi krutan Baki Dollma shkruan: Pas marti-rizimit të shenjtit (Vlash), murgjit bizantinë, lart mbi shpellë (të Shën Vlashit), ngritën ngrehinën e tyre, manastirin, një vend i pre-feruar për këta eremitë të kristi-anizmit.Një tjetër manastir i dytë she-kullor i Shën Vlashit ishte Mana-stiri i Shënavlashit të Durrësit, që u shkatërrua në vitin 1967.

Mbi themelet e tij sot, ngrihet Mana-stiri i Ri i Shën Vlashit, i cili është ndërtuar me fondet e siguruara nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Përsëri ky manastir gëzon një peligrinazh të madh gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht gjatë disa të kremteve atje pana-gjirizohen me pjesëmarrje të popullit të feve të ndryshme. Manastiri i tretë ka qenë ndër-tuar në pjerrësinë e Malit Tomor dhe që në vitin 1343 përmendet si Hibernum S. Blasii, por me-ndohet të jetë më i hershëm. Kisha të tjera me këtë emër ka pasur në qytetin e Shkodrës shek. i XIV-të. Në Vlorë kisha ish – katedrale e qytetit që mbante emrin e Shën Vlashit, që funksi-onoi si kishë deri në shkatërrimin e saj në vitin 1967. Gjithashtu, arbërorët kanë pasur kisha të Shën Vlashit: “në Kthjellë të Mirditës, në Skuraj të Matit, në Gjonëm të Laçit, në Mazhë të Krujës, në Mënër të Tiranës, në Bishqem të Peqinit, në Gjuricaj të Durrësit, në Kep të Rodonit… etj. “.

Siç vëreni tradita e nderimit të tij në Arbëri, është ndoshta më e theksuar se në çdo vend tjetër ku ai nderohet. Peligrinazhet sot, tregojnë vijimin e kësaj tradite ndaj nderimit të shën Vlashit.Prandaj themi se edhe Gjergj Kastrioti, si arbëror, kishte edhe ai një nderim të veçantë për shën Vlashin. Kjo lidhje mbështetet edhe në një të dhënë tjetër të autorit Luan Bajo, i cili në refera-tin me temë: Të dhëna për kalanë e Sebastës (të Laçit) mbajtur në 500 – vjetorin e Heroit tonë, pasi përmend rëndësinë strategjike të pozicionit të kalave me vargmalet, rrugët lidhëse dhe Krujën, nxjerr si përfundim se të dyja kalatë janë ndërtuar nga Skënderbeu. Autori, toponimin “kalaja qytet” e lidh me kalanë e Sebastës, me faktin e gojëdhënave vendase se “në ko-hën e luftërave të Skënderbeut ku-ndër turqve, në këtë kala gjenin strehim gjithë banorët e fu-shës”.

Zonat ku ndodhej kalaja e Sebastës kishte rëndësi stra-tegjike, pasi kontrollonte rrugën Krujë-Lezhë- Shkodër.

Dihet se Kalaja e Sebastës ka shumë afër Manastirin e Shën Vlashit në Sebatë – Laç. Prandaj mendoj se, Gjergj Kastrioti dhe arbërorët, nderonin shenjtin Vlash dhe kishin komunikim me murgjit orthodhoksë që ndodheshin në manastir. Gjithashtu, at Shtjefën Gjecovi në studimin e tij: “Sebaste n’Arbe-ni a po Sebaste në Armeni”, për-mend se shën Vlashi i Kapadokisë, në atë kohë Armenia e Vogël, ishte shenjtori mbrojtës i Urdhrit të Kreshnikëve.

Kreshnikët e Urdh-nit të Shën Vlashit daheshin në dy rende: i pari kishte për syrë të lëcitunat e të vertetave ungjillore, e i dyti do të rrite gati me armë në dorë për me iu gjetë në ndimë besimit të krishtënë gjithsa herë ta lypte nevoja.

Mos harrojmë se folklori i popullit tonë flet për kreshnikët, trimat luftëtarë. Njëri prej tyre është Gjergj Kastrioti. Ky që mburrej me Aleksandrin e Madh dhe me Pirron e Epirit, patjetër e njihte edhe këtë urdhër të Arme-nisë së Vogël në Kapadoki. Siç përmend protoprezviter Gjeor-gjios Metalinos- Përplasja e Kapa-dokisë së krishterë dhe pushtimi arab që njohu ajo në shek e XI-të solli bektashizmin.

Në varrin e Haxhi Bektashit në Kapadoki, vinin dhe të krishterë pasi preten-donin se ai ishte varri i shën Hara-llambit ose në një rast tjetër Haxhi Bektashi njehsohej me shën Evstathin. Kjo më vonë ndodhi edhe me shën Spiridhonin në Krujë, për varrin e Sari Salltikut edhe njëkohësisht me varrin e Shën Pandelimonit në malin e Prizrenit. Këto dhe urdhrat e tjerë ushtarakë si urdhri i Shën Gjergjit dhe urdhri i Jeniçerëve, ky i fundit u formua në shek. XIV në Kapadoki, patjetër që ishin të ditura nga Gjergj Kastrioti Begu Aleksandër. Gjithsesi, toponimet e njëjta të Arbërisë dhe të Kapa-dokisë për shën Vlashin në thelb tregojnë se populli i kësaj hapësirë gjeografike nga Kapadokia deri në bregdetin Adriatik, Jon, nderojnë me shumë shpresëtari shën Vla-shin.

Këto fakte edhe pse të shkë-putura, të mbledhura së bashku, tregojnë më së miri nderimin dhe lidhjen që kishin arbërorët me shenjtorët e tyre frymëzues siç për ta ishte edhe shën Vlashi.

Kështu arbërorët dhe Gjergj Kastrioti që u tregua Kreshniku i fundit i qëndresës antiosmane, u bënë mbrojtës të Krishterimit dhe civilizimit të traditës arbërore dhe të mbarë civilizimit evropian.

 

/ Autori: Thoma Shkira, pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit