MENU
klinika

Në arTurbina

Spiro Duni sjell dramën ‘’Grusht, portret familjar’’

23.01.2019 - 11:34

‘’Grusht, portret familjar’’ ka ardhur tashmë dhe po pret të shfaqet në këtë vit sezonin artistik në arTurbina. Ky vit rrëmbimthi hapët në këtë teatër me një dramë nga më aktualet, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Shqipëri. Kriza, kriza e familjeve që shpallet edhe nga drama e prindërve.

Por psikologjikisht këto situata që kryhen në marrëdhëniet në çift midis prindërve kalojnë edhe tek fëmijët. Kjo është drama e vërtetë, drama pjell dramë dhe vazhdon rrugëtimin e tij në kohë dhe në kultura të ndryshe. Ky është efekti që kriza shpall.

Në vetvete fjala krizë na vjen nga lashtësia greke si një term i një shndërrimi të një sëmundje mjekësore që kalon nëpërmjet stadit të saj nga Hipokrati, midis ngritjes së një lakoreje problematike në një gjendje mbizotëruese problemesh deri tek shuarja e problemit mjekësor.

“Pikë e rëndësishme në përparimin e një sëmundjeje”, e gjithashtu “një gjë shumë e rëndësishme ose vendimtare për gjërat, pika ku ndryshimi duhet të vijë, për më mirë ose më keq,” nga forma latine e greqisë greke ” (që përdoret nga Hipokrati e Galeni), fjalë për fjalë “gjykimi, rezultat i një gjyqi, seleksionimi” , “për të ndarë, për të vendosur, për të gjykuar” shpjegon etimologjia e fjalës.

Sipas anglosaksonëve mund ta quajmë “panik i mbyllur”, frika për të qenë në anën e gabuar të një porte mbyllëse. Pikërisht kjo krizë nëpëmjet dramës shfaqet tashmë më fort se kurrë në teatrin arTurbina në një shfaqje me tri akte.

Në 2007 kjo vepër censurohet në SHBA, pasi hipokrizia e një familjeje që dashur pa dashur shpallet me krizë në celulën bazë të shoqërisë, mund të shkatërrojë gjithçka, dhe ky alarm mund të censurohet.

Kjo shuplakë mund të jetë e rëndë për familjen amerikane. Jemi shumë larg asaj që ndodh dhe asaj që shprehet, ka humbur thënia e vjetër e Sokratit ‘’Unë ty të kam mik, po më shumë kam të vërtetën’’.

Kjo e vërtetë kamuflohet për mos t’u dukur si dramë. E megjithatë, kriza si mendim jep dhe një shndërrim të një situatë konfliktuale për t’i dhënë rrugë një gjendjeje të re, asaj që del nga e vërteta.

Kjo dramë është vlerësuar me disa çmime të rëndësihme ‘’Pulitzer’’. Në arTurbina do të vijë kjo shfaqje me regjinë e Spiro Dunit, e shkruajtur nga dramaturgu Tracy Letts dhe në lojën mjeshtërore të Merita Xhanit, Flaura Kureta, Eva Alikajt, Luli Bitri e të tjerë.

Drama fillon në pjesëtarët e familjes Ueston, të cilët bëhen bashkë pas zhdukjes së burrit të familjes Beverli Ueston me barkën e tij, në Oklahoma.

Një poet i dështuar dhe i alkolizuar është zhdukur, përpos kësaj, ai është kujdesur dhe për gruan e tij, t’i gjejë gruas së sëmurë rëndë një kujdestare. Ajo vuan dhe nga varësia e qetësuesve dhe drograve. Këtu shfaqja sjell, si pamje dramatike, edhe insituata komike.

Pikërisht këtu hapet drama. Në gusht, një nga një anëtarët e familjes fillojnë të vijnë në shtëpi. Në krye të tryezës është Violeta e sëmurë, por edhe e ashpër, e pakënaqur me të bijat, sjellje kjo e një karakteri të lënduar, norpane dhe nervoze ajo paraqet gjithmonë një situatë të tensionuar. Një grua e tillë e lënguar nuk dëshiron të shohë më pozitivitet e jo më te fëmijët e vet që i shikon si instrument për të shfaqur dramën e saj, të cilave nuk u përton t’ua vërë në dukje herë pas here defektet e tyre, dështimet, apo atë që ajo e konsideron si braktisje.

Por drama e vërtetë dhe kriza shfaqet kur lamtumira e fundit jepet nga babai. Të dy këto karaktere hapin një përplasje dhe një zemërim që sa vjen e shikohet nga shërbyesja indiane.

“Kjo është mënyra se si bota merr fund” është një varg i autorit që mbyll shfaqjen. Sipas regjizorit Spiro Duni Shqipëria është një lagje e Amerikës, në aspektin social ajo ka ekstremitetet e mëdha. Ai beson se kjo dramë sjell një impakt dhe një lloj apeli në shoqërinë shqiptare. Ai do të arrijë një zgjim të realitetit që ne kalojmë në familjen shqiptare.

Trazicioni i zgjatur sjell dhe këto pasoja në Shqipëri dhe shfaqja shfaq shumë interes. Kriza në kuptimin e shndërrimit të vlerave është e pazakontë dhe e pashmangshme në periudhën postkomuniste. Kjo dramë paralelizon bukur këtë lloj krize dhe sjell një këndvështrim të ri ndryshe të familjes dhe marrëdhënieve në të. Ndryshe po me dramë të njëjtë, braktisjen, përplasjet, konfliktualitetin psikologjik, krizën . Ajo duhet ndjekur që të kuptohet më mirë.

Nga Eugent Kllapi