MENU
klinika

Peticioni

Studentët e Drejtësisë hedhin firmat: Duam mësim, na bllokojnë militantët

17.01.2019 - 13:32

Protesta e studentëve dhe bojkoti i auditoreve duket se po shkon drejt zbehjes. Vijmësisë së bojkotit dhe ngujimit të tyre në fakultete duket se i ka ardhur fundi.

Përmes një peticioni të realizuar, studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë shprehur në masë dëshirën e tyre për zhvillimin e mësimit në auditore.

Ata kërkojnë që mësimi të nisë normalisht dhe të mos mbahen peng nga një grup i vogël të rinjsh, militantë të forumeve politike.

Studentët e Drejtësisë kanë dalë kundër bllokimit dhe kërkojnë që të zhvillohet mësim normal dhe të vijojnë normalisht procedurat për përfitimin e bursave, përgjysmimin e tarifave etj, por shprehen se po bllokohen nga një grup i vogël studentësh, për arsye politike.

Nisur nga kjo studentët e Drejtsisë kanë ndërmarrë nismën për peticion, me emër, mbiemër dhe firmë që të fillojë normalisht procesi mësimor për të mos humbur më orë që do të zëvendësohen në verë, apo për të mos humbur vitin akademik i cili do të kishte kosto të larta për të gjithë ata.

Peticioni është firmosur nga mbi 200 studentë të drejtësisë në pak orë. Studentët që e bllokojnë janë jo më shumë se 50 dhe nuk lejojnë askënnd të hyjë, nëse nuk e njohin.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore