MENU
klinika

Protestat studentore

Studentët e Elbasanit në protesë, bojkotojnë mësimin

14.01.2019 - 10:43

Edhe në Elbasan, studentët janë ngritur në protestë duke bojkotuar mësimin në Universitet.

Studentët me pankarta në duar shprehen se shkak për vazhdimin e protestave është se ulja e tarifave nga qeveria nuk përfshin masterin.

Në sfondin e protestës së studentëve të Elbasanit është një pankartë, mbi të cilën shihet qartë mbishkrimi: “Ngrihu o popull, se po na shtypin”.

Në auditoret e Univeristetit të Elbasanit është shtuar numri i studentëve të cilët kanë vendosur që të bëhen pjesmarrës të mësimit.

Nisur nga ky vendim, një grup i vogël studentësh kanë dalë me një thirrje për kolegët e tyre, për tu solidarizuar me protestën e cila vazhdon prej 1 muaji.

Në Tiranë studentët vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë ngujuar brenda fakulteteve duke bllokuar edhe hyrjet përkatëse.

Dinamika e krimit të 8 viteve më parë

Qëlloi për vdekje klientin, arrestohet biznesmeni!

Do të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ekspertët rikthehen në vendin e krimit!

Llatja fton qytetarët të festojnë ë Elbasan

“Të zbulojmë sekretin e ballokumes në shesh”

Zonat ku situata pritet të jetë alarmante

Stuhia ciklonare godet Shqipërinë!