MENU
klinika

Detajet

Studentët vazhdojnë protestën/ Nisin grumbullimin para Kryeministrisë

08.01.2019 - 10:31

Një grup studentësh kanë nisur të grumbullohen sot për protestën e tyre para Kryeministrisë. Protesta e studentëve është organizuar edhe në disa rrethe, në Shkodër, Elbasan dhe Korçë, por në përmasa të vogla.

Protesta e sotme vjen pas vendimit të qeverisë në 30 dhjetor për të miratuar “Paktin për Universitetin” duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të studenteve.

Por duket se protesta është më e madhe nëpër auditore, aty ku studentët vazhdojnë të mos shkojnë për të frekuentuar orët e leksioneve.

protesta e studenteve-konica.al

Studentët protestuan ditën e djeshme dhe shtuan pikën e 9-të në kërkesat e tyre, që është shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ata kërkuan edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së, pikë e cila nuk u plotësua nga qeveria për shkak të pamundësisë ekonomike dhe financiare.