MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Supergol i Durmishajt në kampionatin grek

30.01.2019 - 16:04

Fiorin Durmishaj ka shënuar një tjetër gol për Panionios, që luajti kundër Asteras Tripolis në kampionat, kësaj here jo nga penalltia, por një supergol për nga mënyra e ekzekutimit.

Si gjithmonë Durmishaj e nisi titullar takimin, teksa ju deshën 37 minuta për të zhbllokur sfidën. Një pasim i shkëlqyer i Korbos gjen Durmishajn jashtë zone, i cili kalon bukur mbrojtësin kundërshtar dhe gjuan në mënyrë spektakolare.

Panionios kalon në avantazh me rezultatin 1-0, që do të mbetej i pandryshuar deri në fund të takimit. Për Fiorin Durmishaj, që në mars pritet të bashkohet me kombëtaren kuqezi, ky ishte goli i gjashtë në kampionat.

Pa harruar këtu dhe dy golat e fundit në kupë ndaj Gianninas së Andi Lilës, të cilët kualifikuan Panioniosin në turin tjetër të Kupës së Greqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN