MENU
klinika

Sulmuesi

Talenti i Kosovës do të kalojë te Chelsea?

17.01.2019 - 18:34

Pas Edon Zhegrovës, që janë duke e kërkuar dy klubet e njohura, Milan dhe Barcelona, edhe Arbër Zeneli mund të kalojë në një klub të madh europian.

Sipas Sky Sports Neës, Chelsea është njëri nga disa klube të Premier League që kanë qenë në Holandë këtë fundjavë për të monitoruar nga afër sulmuesin e majtë kosovar, Arbër Zeneli.

Siç raporton Sky Sports, kosovarit 23 vjeçar i skadon kontrata në verë dhe do të jetë gati për ta për më pak se 5 milionë paund.

Të dielën, skautë nga tërë Europë, përfshirë edhe gjigantin turk Galatasaray, do të jenë në Amsterdam, ku Zeneli pritet të startojë për Heerenveen ku ata do të luajnë kundër Ajax.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN