MENU
klinika

Ftesa

Të hënën përballja e parë me Gjykatën Speciale

12.01.2019 - 13:23

Ish-komandant i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, këtë fundjavë pritet të udhëtojnë për në Hagë pas ftesës që kanë marrë nga Gjykata Speciale.

Avokati mbrojtës i Mustafës dhe i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë se klientët e tij do të intervistohen të hënën në Hagë.

“Në këtë fundjavë do të udhëtojmë për në Hagë. Të dielën në mbrëmje ne duhet të jemi atje, pasi të hënën fillon intervistimi. Mustafa dhe Lushtaku do të intervistohen të ndarë”, ka bërë të ditur Koci, për “Zërin”. Ndërsa të hënën e ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut.