MENU
klinika

Detajet

‘Të kam pritur duke qarë’/ Rama në familjen që iu dogj banesa

27.01.2019 - 10:47

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje të varfër në një fshat të Elbasanit, që i është djegur banesa. Gjatë vizitës në familjen e Llazar Kuqit në fshatin Kuqan, Rama ka premtuar rindërtimin e banesës shumë shpejt.

E zonja e shtëpisë me lot në sy ka treguar gjendjen e rrënuar ku jetojnë. ‘Të kam pritur shumë, pasi kam pasur besim shumë. I thashë burrit, shkruaji Edi Ramës se ai do të na rregullojë. Të kam pritur. Që kur më kanë thënë se do të vijë Edi Rama nuk kam pushuar së qari. Më është djegur shtëpia, ishte duke m’u djegur edhe djali’-tha ajo.

Pas premtimit për shtëpinë e re, Rama ka bërë edhe disa batuta. ‘Kur erdhi letra e dytë thashë se nuk mbanë ujë më pilafi dhe erdha. Do të fillojmë shumë shpejt të gjejmë kompaninë dhe shumë shpejt do të keni shtëpinë e re. Do të sjell një televizor ta kesh vetëm për vete dhe të rrish të më shikosh mua sa herë të marrë malli, pasi në televizor gjithë kohës dhe në frigorifer do të dal ndonjë ditë.

Por nuk kam se cfarë të bëj, nuk e kam nga qejfi, por se duhet me shpjeguar, folur dhe luftuar, pasi ndryshe të marrin përpara qentë. Këtë derën e keni bërë për Erion Braçen, të vogël’ tha kryeministri.

Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.