MENU
klinika

Letra

Të përndjekurit politikë dhe antikomunistët i nisën letër Bashës

15.01.2019 - 19:18

Disa shoqata të të përndjekurve politikë dhe antikomunistëve, në një mbledhje të përbashkët të mbajtur gjatë ditës së sotme, kanë dalë me një vendim për t’i kërkuar kreut të PD, Lulzim Basha, që Tomor Alizoti të jetë pjesë e strukturave të partisë.

Në letrën e tyre drejtuar Bashës, ata kërkojnë që Alizoti të jetë pjesë e lidershipit të PD.

letra-konica.al
letra-konica.al

“Vendosëm unanimisht që t’u drejtohemi juve me besimin e plotë si lidërship i së djathtës shqiptare, dhe si vizionar i së ardhmes që në zgjedhjet e forumeve drejtuese të Partisë Demokratike të pranoni që në forumet drejtuese të jetë përfaqësuesi i jonë Anëtari Këshillit të Partisë Demokratike, si Zv. i juaj, intelektual diplomati dhe pinjolli i një familjeje fisnike shqiptare me kontribut atdhetar që nga shpallja e pamëvarësisë dhe ndërtimit të shtetit të parë shqiptar, Zotin Tomor Alizoti”, thuhet më tej në letrën e drejtuar Bashës.