MENU
klinika

Detajet

Tepelenë/ Sekuestrohen 102 kg kanabis, 3 të arrestuar

06.01.2019 - 11:21

Forcat blu të Tepelenës kanë sekuestruar 102 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe kanë vendosur në pranga 3 persona.

Policia bën me dije se arrestimi i 3 personave u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, u gjetën dhe sekuestroi 63.6 gram kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë që përdorej nga të arrestuarit në fshatin Zhulaj u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike.]

Njoftimi nga policia:

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë;

– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;

-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.