MENU
klinika

Detajet

Tërmeti në Jug, lëkundje të tjera gjatë natës

05.01.2019 - 11:20

Tërmeti i fortë që tronditi mbrëmjen e kaluar Jugun e vendit është pasur nga dy lëkundje të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 20:39 me orën lokale me magnitudë 4 dhe thellësi 44 km. Po kështu ka qenë pranë epiqendrës në detin Jon.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në orët e para të mëngjesit, në 04:12, 4 km në lindje të Borshit dhe thellësi 19 km.

Tërmeti i parë prej 4.8 ballë shkaktoi dëme në disa shtëpi. Ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.