MENU
klinika

Detajet

Tërmeti ‘shkund’ Himarën, Vlorën, Sarandën e Gjirokastrën

04.01.2019 - 20:56

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë.

Epiqendra ka qenë 6 km në lindje të qytetit të Himarës.

Ndërsa vala e lëkundjeve është përhapur edhe në qytetet përreth si në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Libohovë dhe Tepelenë.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.