MENU
klinika

Rexhep Tajip Erdogan/ New York Times

Terroristët nuk do të fitojnë!

08.01.2019 - 11:45

Nuk do të ketë asnjë fitore për terroristët.

Presidenti Trump bëri thirrjen e duhur për t’u tërhequr nga Siria. Megjithatë, tërheqja e Shteteve të Bashkuara duhet të planifikohet me kujdes dhe të kryhet në bashkëpunim me partnerët e duhur për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit sirian.

Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është i vetmi vend me fuqi dhe angazhim për ta kryer këtë detyrë.

Në 2016, Turqia u bë vendi i parë që vendoste trupa tokësore luftarake për të luftuar të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri. Angazhimi ynë ushtarak ndërpreu afrimin e grupit në kufijtë e NATO-s dhe pengoi aftësinë e tyre për të kryer sulme terroriste në Turqi dhe Evropë.

Ndryshe nga operacionet e koalicionit në Raqqa dhe Mosul, trupat dhe luftëtarët turq të Ushtrisë së Lirë Siriane shkuan derë më derë për të çrrënjosur kryengritësit në Al Bab, një ish-fortesë e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Përpjekjet tona bënë të mundur që jeta të kthehej në normalitet brenda disa ditësh. Sot, fëmijët janë kthyer në shkollë, një spital i financuar nga turqit trajton të sëmurët, dhe projektet e reja të biznesit krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë lokale. Ky mjedis i qëndrueshëm është kura e vetme për terrorizmin.

Turqia është e angazhuar për të mposhtur të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe grupe të tjera terroriste në Siri, sepse populli turk është i njohur me kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm.

E them përsëri këtë: Nuk do të ketë asnjë fitore për terroristët. Turqia do të vazhdojë të bëjë atë që duhet për sigurinë e vet dhe mirëqenien e bashkësisë ndërkombëtare.

Një fitore ushtarake kundër grupit terrorist është një hap i thjeshtë. Kemi mësuar nga Iraku se deklaratat e parakohshme të fitores dhe veprimet e pakujdesshme krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhin. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të përballojë përsëri të njëjtin gabim sot.

Në kohën e luftës, shumë sirianë të rinj nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të bashkoheshin me PYD/YPG, dega siriane e PKK, që Turqia dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një organizatë terroriste.

Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Siria, ne do të përfundojmë një proces intensiv të verifikimit për të ribashkuar fëmijët ushtarë me familjet e tyre.

Nën mbikëqyrjen e Turqisë, territoret siriane që janë nën kontrollin e YPG ose i ashtuquajturi Shtet Islamik, do të qeveriset nga këshilla të zgjedhur në mënyrë popullore.

Këshillat vendorë në pjesët kryesisht kurde të Sirisë veriore do të përbëhen kryesisht nga përfaqësuesit e bashkësisë kurde, ndërkohë që sigurojnë që të gjitha grupet e tjera të gëzojnë përfaqësim të drejtë politik.

Turqia synon të bashkëpunojë dhe të koordinojë veprimet tona me miqtë dhe aleatët tanë.

Është koha që të gjithë aktorët të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund Shtetit Islamik, një armik i Islamit dhe Muslimanëve anembanë botës dhe për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë. Turqia po bën vullnetarizëm për të përballuar këtë barrë të rëndë në një kohë kritike në histori.

Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump po heq dorë nga vendimi?

Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS