MENU
klinika

Liga Ballkanike

Teuta, përmbysje fantastike ndaj kazakëve

07.01.2019 - 21:16

Teuta në basketboll për meshkuj i është rikthyer suksesit në Ligën Ballkanike. Pas 3 humbjeve radhazi, skuadra e Teutës ka rigjetur buzëqeshjen në Ligën Ballkanike (BIBL), duke mundur sot në mbrëmje me rezultatin e ngushtë 73-71 rivalët nga Kazakistani, Barsy Atyray.

Ky është suksesi i katërt i ekipit durrsak në Ligën Ballkanike, që ngjitet në vendin e dytë në renditjen proviziore. Një start i mbarë i vitit 2019 për ekipin durrsak, që pretendon edhe titullin në Superligën shqiptare.

Ndeshja e luajtur sot ishte mjaft dramatike në minutat e fundit, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren. Miqtë nga Azerbajxhani shpërdoruan një avantazh prej 10 pikësh që kishin në fillimin e periodës së katërt, duke mos përballuar dot përmbysjen e Teutës.

teuta basket
teuta basket

Teuta – Barsy Atyrau 73-71 (22-15, 15-21, 15-22, 21-13)

Teuta: Hysenagolli (10), Lasku (10), Gorea (14), Wilson (17), Copes (15), Shestani (5), Beqo, Hamati (2), Hoxha, Shehi, Mirdita, Sabahi. Trajner: M.Baletic

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN