MENU

Reagon ashpër

Thashethemet për ndarje, irritohet Victoria Beckham

22.01.2019 - 19:58

David dhe Victoria Beckham janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz, por kohët e fundit edhe për ta kanë nisur thashethemet për ndarje.

Pushimet e familjes Beckham

Madje, u fol se edhe Rita Ora është bërë shkak i konfliktit të tyre. Por për të konfirmuar të kundërtën ka reaguar Victoria, madje e irrituar. Për herë të parë në një intervistë të dhënë së fundmi, stilistja e famshme u shpreh shumë e irrituar kundrejt këtyre gënjeshtrave.

Rita Ora, David Beckham

“Jam shumë e irrituar që njerëzit besojnë trillime të tilla. Unë dhe David jemi për mrekulli, në këtë moment ai është në Londër duke u kujdesur për fëmijët” ,-u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN