Tirana është vendi më i lirë në rajon për të pirë një birrrë, dhe një ndër vendet më të lira në Europë. Një birrë në kryeqytetin shqiptar vlerësohet se kushton mesatarisht 1.19 euro, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit është më i kripur.
Ky është një tjetër element që e bën Shqipërinë më tërheqëse, sidomos për të huajt. Në shumë renditje, sidomos sa i përket çmimeve të konsumit, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon.
Qyteti më i lirë në Europë për të pirë një birrë vlerësohet të jetë Baku, kryeqyteti i Azerbaixhanit, me 0.75 euro, i ndjekur nga Kievi në Ukrainë dhe Tbilisi i Moldavisë. Nga ana tjetër e medaljes ndërkohë është Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, ku një birrë kushton plot 9.64 euro. Në destinacionet kryesore europiane ndërkohë, çmimi i birrës varion. Në Paris fiksohet në 7 euro, në Romë 5 euro, dhe në Berlin vetëm 3.5 euro.
Gjermania ndërkohë vlerësohet si shtëpia e birrës dhe njihet si vendi që organzion festën më të madhe të birrës në botë, Octoberfest, që grumbullon 6 milionë njerëz, të cilët konsumojnë rreth 600 milionë euro birrë.