MENU
klinika

Detajet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 20-vjeçari

19.01.2019 - 18:01

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Yzberisht të Tiranës pasiditen e sotme.

Ngjarja mohet të ketë ndodhur vetëm pak çaste më parë, ku dyshohet se ka patur dhe një konflikt.

Mësohet se si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.