MENU
klinika

Kategoria Superiore

Tjetër dorëheqje, ikën trajneri i Luftëtarit

28.01.2019 - 11:09

Trajneri vlonjat i Luftëtarit, Gentjan Mezani, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës gjirokastrite. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Mezani.

Mësohet se presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i ka kërkuar largimin trajnerit me të vetmen arsye, sepse ai ishte treguar i sinqertë në deklaratën pas ndeshjes kundër Kastriotit.

Pas disfatës ndaj krutanëve, trajneri Mezani u shpreh: “Nuk ka fjalë për këtë humbje, por dua t’i bëj komplimente kundërshtarit. Treguan forcë dhe karakter.

Ne nuk kemi cilësi dhe dëshirë në fushë. Edhe gabimet individuale ndikuan. Unë kam kaq kohë që të flas me drejtuesit, por me keqardhje mund të them se nuk kemi skuadër për Superligë. Fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhër”.

Pas dorëheqjes së Mezanit, mësohet se në krye të gjirokastritëve pritet të rikthehet serbi Milinkoviç, që e ka drejtuar edhe më parë ekipin e Luftëtarit para dy viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN