MENU

Shkresa e UEFA-s

Tjetër ekip shqiptar nën hetim për trukime

07.01.2019 - 20:06

UEFA ka filluar një hetim zyrtar për trukime ndeshjesh kundër klubit të Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite mori pjesë në Europa League për herë të parë në historinë e vet në këtë edicion, por u njollos me dy paraqitje të shëmtuara.

Tashmë UEFA ka nisur hetimin prej disa muajsh, por është detyruar së fundmi të lajmërojë edhe FSHF-në se i ka bllokuar pagesën klubit gjirokastrit si pjesë e këtij hetimi.

Në dokumentin e publikuar nga “Procesi Sportiv”, që i drejtohet sekretarit të FSHF Ilir Shulku, u bëhet e ditur palëve që të mos bëjnë asnjë koment deri në një moment të dytë.

DOKUMENTI

“Kjo korrespondencë është për t’ju dhënë informacion në lidhje me shpërndarjen e pagesave të solidaritetit për klubet pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019.

KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit.

Siç jeni në dijeni, UEFA ka një detyrim të mbrojë integritetin e kompeticioneve të saj dhe të parandalojë të gjitha mënyrat që mund të rrezikojnë rregullsinë e ndeshjeve apo aktiviteteve apo të lindin dyshime për abuzim me futbollin në përputhje me Nenin 2 të Statutit të UEFA.

luftetari kamza
luftetari kamza

Si rrjedhojë, ne do të kërkonim që FSHF dhe klubi në fjalë të mos bëjë asnjë komunikim publik në lidhje me këtë komunikim dhe përmbajtjen e tij. Ju do të kontaktoheni nga Komisioni i Integritetit i UEFA në momentin e duhur nëse ndonjë gjë tjetër do të kërkohet nga ju në lidhje me këtë çështje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN