MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Tmerr në Greqi, policia zbulon detaje nga protesta

20.01.2019 - 16:16

Protesta e qytetarëve grekë në Athinë ka përfunduar me dhjetëra persona të lënduar.

Kur policia ka hedhur gaz lotësjellës dhe tymues për ti shpërndarë, protestuesit janë trembur dhe nga paniku kanë shkelur njëri-tjetrin me këmbë.

Lidhur me këtë situatë të tensionuar ka reaguar policia, e cila njofton se episodet e dhunës janë shkaktuar nga një grup antiqeveritar.

Sipas policisë grupi ka sulmuar dhe plagosur 10 policë.

Policia deklaron se mori masa për të parandaluar aktet e dhunës.

“Ndaj sulmit u ndërmorën masat e parashikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.