MENU
klinika

Carabao Cup

Tottenham fiton derbin, më afër finales

08.01.2019 - 22:56

Tottenham ka fituar derbin londinez në sfidën e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, duke u afruar me finale e këtij kompeticioni. “Spurs”-at kanë mposhtur 1-0 ekipin e Chelsea, në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.

Ka mjaftuar një penallti e kthyer në gol nga Harry Kane në pjesën e parë që Tottenham të fitonte sfidën e parë gjysmëfinale, duke shpresuar shumë në ndeshjen e kthimit me 24 janar.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Manchester City dhe Burton, me “Qytetarët” që janë superfavoritë për të kaluar në finale. Sfida e dytë do të luhet nesërmbrëma në orën 20:45. Finalja luhet me 24 shkurt.